Sfidat e romëve, përfaqësuesi i komunitetit: Kërkojmë vende pune në institucione vendimmarrëse! Komisioneri për Diskriminimin: Janë konkurrentë në treg

11 Prill 2022, 20:28| Përditesimi: 11 Prill 2022, 22:21

  • Share

Në kuadër të “Javës së Komunitetit Rom” në studion e Report Tv ishte i pranishëm Roxhers Lufta kreu i grupimit “Pandëzohu” dhe Darian Konomi Komisioneri për Diskriminimin, ku folën lidhur me sfidat që përballen sot romët në Shqipëri.

Roxhers tha se problematikat janë të shumta por kryesoret janë strehimi dhe punësimi. Sipas tij ka shumë romë të shkolluar që meritojnë një vend pune në administrata dhe institucione që kanë peshë në vendimmarrje.

"Kemi shumë. Strehimi, kemi akoma pjesëtarë të komunitetit rom që jetojnë në tenda. Ka një grup tjetër, që kërkojnë të punësohen në administrata. Në institucione që kanë vendimmarrje. Ne i kërkojmë këto, kemi arritur një nivel aftësimi. Punësimi është problematika jonë më e madhe. Kemi shumë raste, mund të ndajë një rast me një vajzë. Ka aplikuar në pastiçeri të njohura. Vajza ka mbaruar edhe shkollën e lartë në Greqi për kuzhinë dhe akoma nuk e kanë marrë në punë. Akoma nuk e pranojmë pjesën që ka romë që mund të jenë më të aftë.", u shoreh ai.

Duke folur në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Konomi i cilësoi romët një shtresë fisnike shumë të paragjykuar, por që “fsheh” shumë talente dhe njerëz të aftë.

“Është një shtresë fisnike e shoqërisë sonë, e paragjykuar, por e aftë. Ka shumë talente dhe njerëz që kontribuojnë në shoqëri. Disa nga problematikat janë mungesa e strehimit. Kemi disa arritje si njohja e gjuhës rome në Shqipëri që është arritja jonë. Është hapur një degë e gjuhës rome në Elbasan, por nuk ka ende aplikantë. Kemi përjashtimin e komunitetin rom nga tarifat për në universitet dhe një iniciative e mediave autovizive për të larguar gjuhën e urrejtjes.”, tha ai.

Roxhersi sqaroi se kohët e fundit po punohet për të saktësuar numrin e vërtet të romëve në Shqipëri.

“Janë të shpërndarë. Kanë qenë 120 mijë persona në të gjithë Shqipërinë para viteve 90, por më pas janë shpërndarë. Një numër të saktë ende nuk e kemi, presin Instatin. Në 2018 na kanë nxjerrë sikur jemi 8 mijë, por në fakt jemi më shumë”, kështu tha i riu.

Sipas Konomit zgjidhja për të ulur paragjykimet është të largohemi nga ideja që komuniteti rom mbledh kanoçe.

“Duhet të largohemi nga ideja që komuniteti rom mbledh kanoçe. Romët janë konkurrentë në tregun e punës, si të gjithë. Të largohemi nga paragjykohemi.”, tha ai.

I pyetur lidhur me gjuhën e urrejtjes, Roxhers tha se ai dhe grupimi i tij kanë konstatuar mbi 600 raste të denoncuara.

“Numërojmë mbi 600 raste të cilat janë bërë publike nga ne. Në fund të prillit do të publikojmë një raport. Kemi dy vjet që punojmë. Ne kërkojmë më shumë se dënimin, ndërgjegjësimin e personave.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?