Kronikë

Edi Paloka 'leksione' edhe për historianët: Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë së Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve

12 Shtator 2021, 18:06| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 18:13

  • Share

Një mesazh përkujtimi në 23 vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, e ka bërë edhe Edi Paloka. Përmes një postimi në rrjete sociale ai shkkruan se Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë "pjesa më e mirë e historisë sonë, të historisë së shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm".

Pra, Paloka një nga "besnikët" e Berishës, përmes këtyre "leksioneve", ka sfiduar dhe vetë historianët me këtë deklaratë. 

“23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete  per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi. Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime, por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone, te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem! Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi! Respekt e nderim!”, nënvizon Paloka.

Paloka ishte në mesin e demokratëve që doli hapur krah Berishës pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi i PD nga Lulzim Basha me kërkesë të SHBA e cila e ka shpallur ish-kryeministrin "Non Grata"

 

 


Lajmi kryesor:

23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, 'Heroi i Demokracisë'! Rudina Hajdari i 'shigjeton' të gjithë ata që sot 'e nderojnë': E zvarritën vendin pafund, i shërbyen interesave të ngushta


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?