Politikë

Pas vendimit të KAS, Policia nxjerr Dogjanin nga qendra e rinumërimit! Deputeti i PD: Vendimi i padrejtë (VIDEO)

23 Qershor, 16:24| Përditesimi: 23 Qershor, 17:05

  • Share

Pas një debati të ndodhur ditën e sotme në procesin e rinumërimit, mes deputetit të PD-së Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS-it Ilir Rusmaili, KAS ndaloi hyrjen e tij në ambientet e rinumërimit në Pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’.

Dogjani, pas disa orësh nga debati i paradites, u kthye sërish në ambientet ku po zhvillohet procesi, duke sfiduar urdhrin. Pas disa minutash nga hyrja e tij, janë parë uniformat e policisë, të cilat i kanë bërë të ditur vendimin. Dogjani ka pranuar të dalë, edhe pse është shprehur se vendimi është i padrejtë.

Polici: Para 1 orë e gjysmë, 2 orë, na ka ardhur një vendim që ju nuk duhet të paraqiteni në ambientet e brendshme të rinumërimit.

Dogjani: A mund ta shoh? Unë e shoh si vendim. Këta gënjejnë. Nuk është i vërtetë si vendim që unë kam shkelur rregullat duke intimiduar numëruesit. Përkundrazi, për këta numërues kam respektin maksimal, sepse këta numërues kanë dyshuar për një votë dhe e kanë çuar tek KAS-i. Bëhej fjalë për një votë, e cila ishte vullneti i qytetarit në emrin tim. Rusmaili e ka shpallur të pavlefshme. Edhe unë e kontestova. Ai vepron me dy standarde dhe i bie që është në rolin e vjedhësit. Ndërkohë, në vendim këta nuk e kanë përcaktuar qartë se deri kur unë mund të jem i larguar. Megjithatë, unë do ta zbatoj vendimin, edhe pse për mua është i padrejtë dhe unë e kundërshtoj.

Më tej, Dogjani thotë se ditën e nesërme do të vijë sërish.


Lajmi kryesor:

Rinumërimi për Tiranën, hapen 50% e kutive! PD humb 309 vota, PS 223, edhe Mundësisë i zbriten 12


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?