Sfiduesja e Lukashenko-s kërkon ndihmën e OKB-së: Vendosni sanksione

5 Shtator 2020, 10:48| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 12:49

  • Share

Liderja e opozitës në Bjellorusi Svetlana Tikhanovskaya, i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara vendosjen e sanksioneve ndaj gjithë atyre që janë përgjegjës për mashtrimin e pretenduar zgjedhor dirigjuar nga presidenti Lukashenko dhe për shkeljen e të drejtave të njëriut në vendin e saj.

Sfiduesja e presidentit Lukashenko, pasi disa ditë më parë ishte shprehur se për momentin nuk i duhej ndihma e ndërkombëtarëve, sot ka kërkuar dërgimin urgjent në kryeqytetin Minsk, të një misioni të OKB-së.

"Kërkesat e njerëzve janë të thjeshta - tha Tikhanovskaya- ndërprerja e menjëhershme e kërcënimeve nga regjimi, lirimi i menjëhershëm i të burgosurve politikë dhe zgjedhje të lira”

Për lideren opozitare, ekziston vetëm një pengese për përmbushjen e kërkesave dhe ai është Lukashenko, një njeri i cili dëshpërimisht qëndron në pushtet dhe nuk pranon të dëgjojë njerëzit e tij.

Bjellorusia prej afro një muaji është e përfshirë nga protestat, pas rizgjedhjes shumë të kontestuar të presidentit Lukashenko më 9 gusht në zgjedhjet presidenciale.

Ndërsa për Moskën zgjedhjet në Bjellorusi u zhvilluan të lira, Lukashenko ka hedhur poshtë kërkesën e OSBE për ndërmjetësim mes pushtetit dhe opozitës kurse Bashkimi Europian dhe SHBA-ja po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj gjithë atyre që kanë qënë pjesë e manipulimit të rezultatit zgjedhor

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?