Sfumohet dosja 339/ 21 komisionerët  nuk do të hetohen nga SPAK dhe GJKKO! I kalojnë prokurorisë Durrës

30 Korrik 2020, 18:36| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 18:54

  • Share

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur moskompetencë për dosjen ndaj 21 komisionerëve të Durrësit. GJKKO ka nxjerrë jashtë kompetencës çështjen për shkak të mungesës së akuzës për “grup të strukturuar kriminal”. Në këtë mënyrë dosja do t’i dërgohet Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që për 21 komisonerët vijon të jetë në fuqi masa e dhënë më para nga Gjykata e Durrësit.

Në fakt janë 19 komisionerë, pasi 2 prej tyre kanë ndërruar jetë, dhe ata do i kalojë prokurorisë Durrës, duke treguar se kjo dosja po sfumohet. Komisionerët që kanë ndërruar jetë janë Kasem Lala komisioner i PS në Rubjek pranë qendrës së votimit 1335 dhe Basir Bregu kryetar komisioni nga PD në Rubjek pranë qendrës 1336.

21 komisionerët akuzohen për krime zgjedhore në tre qendra votimi, ku 14 prej tyre janë të PD, LSI dhe PR  dhe 7 të PS-së.

Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masat për komisionerët e Durrësit ku në tërësi është vendosur masa arrest me burg për 11 prej ish-komisionerëve, për 8 prej tyre masën arrest shtëpie ndërsa vetëm për tre masën detyrim paraqitje. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri. Në mesin e urdhër arresteve janë edhe disa zyrtarë lokalë, të cilët janë të implikuara në manipulimin e votës në 3 qendra votimi në Durrës.

Komisionerët në tre qendrat e votimit dhe përkatësia politike

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508
Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR

Komento

Komente

  • Iris: 31/07/2020 01:18

    Parlamenti<<mal>> na u mbars dhe na polli nje mi<<SPAKUN>>.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?