Shabani në Report Tv: Opozita sulmon SPAK, e dinë se radhën do ta ketë Berisha e Meta! Demaliaj: Pandëshkueshmëria ka sjellë korrupsion në vend

21 Korrik 2023, 19:06| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 19:56

  • Share

SPAK ka tronditur së fundmi ujërat e politikës në vend! Kryetari i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani thotë se po vjen koha e fundit të pandëshkueshmërisë! I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, Shabani tha se opozita duhet të ishte e para që duhet të mbështesë aksionet e SPAK, por përkundrazi po e sulmon. Ky sulm sipas Shabanit, vjen pasi e dinë që sot është radha e ministrave të qeverisë, e nesër do të jenë ish-ministrat e qeverisë së kaluar. Përjashtim nuk bëjnë as Sali Berisha dhe Ilir Meta, shtoi Shabani.

‘Po i vjen fundi kohës së pandëshkueshmerisë. Për 30 vite këta fusin në burg qytetarët të zakonshëm por jo njëri tjetrin. Ka pasur një marrëveshje që lufta politike midis aktorëve kryesor nuk do të shkojë kurrë tek prekja e tjetrit. Kjo lloj garancie u ka dhënë arrogancë dhe kjo arrogancë e ka bërë më të lehtë dhe i ka bërë më lehtësisht vulenrabël përball një drejtësie me të shkëputur e më të pavarur. Nuk ka asnjë surprizë. Opozita apo disa nga këto partitë e vjetra opozitare duhet të ishin të parët që duhet të mbështesnin SPAK, por ato po e sulmojnë. Megjithëse SPAK po arreston ministrat e qeverisë, por e sulmojnë SPAK pasi e dinë se sot janë ministrat e qeverisë, nesër do të jenë ish-ministrat e qeverisë së kaluar. Edhe në luftën ndaj SPAK janë bashkë. Radha do u vijë të gjithëve dhe unë besoj se nuk bën përjashtim as Berisha dhe as Meta. Kësaj klase politike po i vjen fundit.’- tha Shabani.

I të njëjtit mendim është edhe analisti Ilir Demalia. Për gazetari Arbër Hitaj, Demalia tha se kjo pandëshkueshmëri ka sjellë vendin në këtë gjendje që është sot ku dhe korrupsioni ka qenë galopant.

‘Kjo pandëshkueshmëri e ka sjellë në këtë gjendje sot në Shqipëri dhe ka qenë korrupsioni galopant, lidhja me krimin, shfrytëzimi i pronave publike nga këta qeveritare për 30 vite. Nuk mund të thuhet se i ka ardhur fundi. Nëse do të kalojmë me 2-3 apo 10 ndëshkime kjo nuk do të thotë asgjë.  Ky sistem do të kolapsojë si komunizmi. Por problem është çfarë mbollëm pas komunizmit.  Opozita shqetësohet pse arrestohen këto të pozitës ndërkohë që duhet ta mbështesin me të madhe. Këto shqetësohen pse shqetësohen sepse thonë se po na vjen radha neve. SPAK ka një volum të madh punë sepse ka shumë material. Flasim për lobimin e LSI-së, lobimi nuk është ilegal, por ku i kanë gjetur 700 mijë dollarë nga LSI. Këta kanë një para të madhe ilegale paraja ilegale është korrupsioni, lidhje me krimin etj. Ne nuk kemi pasur transparencë dhe as precedent ndëshkimi për qeveritarët dhe kjo ka sjellë këtë lloj kulture që nuk pyet më njeri. Duhet të fillojë që të ngjallet një besim e që të fillojë një ndryshim i kulturës te publiku.’- tha Demalia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?