Shabani në Report Tv: S’kemi diskutime për koalicion parazgjedhor me BD-në dhe LZHK-në për zgjedhjet e 14 majit

21 Janar 2023, 18:37| Përditesimi: 21 Janar 2023, 18:45

  • Share

Endri Shabani nga Nisma Thurje mohon se do zhvillon diskutime mes kreut të Bindjes Demokratike Astrit Patozi dhe kreut të LZHK-së Dashamir Shehu për të realizuar një marrëveshje parazgjedhore për 14 majin. Gjatë një interviste në Report Tv, Shabani u shpreh se nuk ka diskutime për një koalicion të tillë, ndërsa theksoi se sondazhet, janë kundër Ramës dhe Veliajt. Sipas Shabanit betejat e tyre do të jenë për këshillat bashkiakë, ndërsa tha se nuk përjashtohet mundësia edhe për garimin për bashkitë ku kanë mbështetje.

‘Jo nuk ka një diskutim të tillë. Unë e lexova të shkruar intervistën, por mesa kuptova thoshte se axhenda dhe objektivat e BD me një fjalë mënyrë ngjasojnë me atë të LZHK-së dhe me nismën Thurje. Nuk ka një diskutim të tillë. Qytetarët sot janë bashkë. Zakonisht bëhen bashkë grupimet partitë, pastaj bëhen votuesit. 67% të qytetarëve janë kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe këta qytetarë duhet të përfaqësohen. Ne duhet ti përfaqësojmë këta njerëz. Betejat tona të mundshme janë këshillat bashkiakë, por nuk e përjashtojmë garimin për të kandidatura edhe për bashki. Ne i kemi mundësitë e kufizuara kështu që na duhet që ti zgjedhim beteja. E kemi të pamundur që të bëjmë një betejë të përgjithshme në gjithë Shqipërinë.’- u shpreh Shabani.

Sa i takon 21 janarit, Shabani u shpreh se familjet e viktimave duhet të kenë një përgjigje dhe të marrin drejtësi, pasi kanë kaluar 12 vite.

‘SPAK e ka vonuar shumë duhet patjetër. Ne duhet të marrim një përgjigje dhe më saktë familjet e atyre që kanë humbur jetën në atë protestë. Duhet të marrin drejtësi, kanë kaluar 12 vite dhe ende ne sot nuk shohim të ndëshkuar ata që guxuan dhe dhanë urdhër për të përdorur plumba kundër qytetarëve të kësaj republike. Kundër protestuesve që po protestonin për një rast korruptiv. Kanë kaluar 12 vjet. Edi Rama erdhi në pushtet duke premtuar drejtësi. Qartazi nuk ka bërë asgjë që Sali Berishës dhe Ilir Metës ti hyjë një gjemb në kokë. Çfarë ofron pala tjetër. Kjo është kriza morale që ka sot opozita. Sa e nevojshme është që tu japim qytetarëve një alternativë që shkon përtej saj. janë në disbalancë me shoqërinë.’- u shpreh Shabani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?