Endrit Shabani takim me banorët e Zall Herrit

Politikë

Shabani: Shqiptarët do t’i japin fund tranzicionit, duhen larguar ata që prej tre dekadash pengojnë zhvillimin e vendit

4 Maj, 22:19| Përditesimi: 4 Maj, 22:23

  • Share

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endrit Shabani, ka zhvilluar këtë të diel një tur takimesh në fshatrat rreth kryeqytetit.

Në bashkëbisedim me banorët, Shabani kërkoi votën për numrin 6 në zgjedhjet e 11 majit teksa përsëriti nevojën për t’i dhënë fund tranzicionit në vend.

‘Kur isha i vogël mbaj mend një fshat krejt tjetër. Lumi që kalonte pyje të dendura malore, sot është kthyer në përrua, se i kanë marrë edhe shtratin edhe ujin. Shpati i malit është zhveshur nga guroret dhe prerja e pyjeve. Zall Herri ka ndryshuar, por për kë?! Një grusht njerëzish kanë shfrytëzuar lumin, malet, pyjet dhe tokën dhe janë pasuruar duke e lënë fshatin në varfëri.

Gjithë zhavorri i lumit dhe rëra e guroreve nuk kanë mjaftuar për të shtruar rrugën e fshatit deri në Priskë. Shkollën e Priskës e kanë mbyllur sepse gurët e gurores binin mbi kokat e nxënësve. Tani fëmijët ecin 5 km në këmbë për të shkuar në shkollë. Një qeveri që ka dërguar dy satelitë në hapësirë, nuk dërgon dot ende fëmijët në shkollë. Dhe kjo ndodh me një fshat të Tiranës, 10 km larg nga qendra. Imagjino se çfarë ndodh në fshatrat e largëta të Shqipërisë.

Prandaj kjo nuk është vetëm historia e Zall Herrit. As vetëm historia e Tiranës. Kjo është historia e Shqipërisë. Prandaj shqiptarët në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo lagje dhe rrugë të vendit e kanë vendosur t’i japin fund tranzicionit duke larguar ata që prej tre dekadash pengojnë zhvillimin e vendit. Ka ardhur dita për një rrugë të re, e cila nis me koalicionin e të rinjve, Nisma Shqipëria Bëhet’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?