Shahini lajmëron shpërndarjen e librave, 250 mijë nxënës në të gjithë vendin i përfitojnë falas

1 Shtator 2020, 20:09| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 20:10

  • Share

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka lajmëruar fillimin e shpërndarjes së librave falas për 250 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shahini u ka bërë thirrje prindërve dhe mësuesve që të kujdesen për shëndetin duke respektuar rregullat e distancimit fizik, për shkak të koronavirusit.

"Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik", shkruan Shahini.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?