Shahini paditi kreun e FRPD-së për shpifje, Këlliçi pas seancës: Se kuptoj pse mungoi, shihemi më 15 shtator

21 Korrik 2020, 17:08| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 17:11

  • Share

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj kreut të forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi i cili është akuzuar për shpifje nga ministrja e Arsimit Besa Shahini. Në përfundim të seancës ku mungoi Shahini, Këlliçi akuzoi ministren për testin e maturës shtetërore ndërsa tha se ai s’ka bërë gjë tjetër veçse i ka dalë në mbrojtje maturantëve.

Këlliçi e akuzoi ministren e Arsimit edhe për zgjedhjet në universitete të cilat i cilësoi të paligjshme në kohë pandemie, dhe ftoi ministren të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore me 15 shtator.

"Akuza e ngritur ndaj meje për shpifje bazohet vetëm në deklaratat e mia publike ku iu kam dalë në mbrojtje maturantëve për hartimin e një teze tërësisht idiote, të asaj të Maturës Shtetërore për Gjuhë Letërsinë, ku kjo është e pranuar botërisht nga pedagogë, mësues, akademikë që ka qenë një tezë tërësisht idiote. Unë nuk e di se çfarë e shtyn ministren e Arsimit, çfarë luksi ka ministria e Arsimit që në këtë periudhë pandemie, në periudhën ku 75% e studentëve nuk janë prezent në auditorë dhe ata kanë 10% të votës në zgjedhjet universitet, pra janë vendimtarë. Çfarë e shtyn këtë ministre të organizojë zgjedhje në universitet? Ne jemi FRPD, unë jam Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ballë do të na ketë siç na ka patur në çdo shesh, në çdo protestë, përpara Parlamentit, përpara Ministrisë, përpara Kuvendit. E prisja viktimën akuzuese, ministren në ikje Besa Shahini sot për ballafaqim në seancë, por nëse ndjehet e turpëruar apo e urdhëruar, nuk e di përse nuk u paraqit. Seanca u vendos që në datën 15 shtator në orën 12:00 ne të kemi seancën e rradhës ku viktima akuzuese duhet dhe e ftoj të jetë prezente në seancë. Të lërë mënjanë intimidimin  rrugët nga më të ndryshme për të na shantazhuar të vijë të paraqitemi në gjyq si dy njerëz civilë. Unë të flas për të gjithë bëmat e ministres, ministrja me të drejtë të mbrojë veten dhe të tregojë nëse kam shkelur unë ligjin, por e bindur të jetë që nuk na ndal dot", tha Këlliçi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gomari: 21/07/2020 19:27

    Bravo ore biri im kerici tani po partia e kafsheve ne duar te sigurta...sa te ritesh dhe pak ti dhe...iku me vrap pastaj mbreti luan...

    Përgjigju
  • Klevi: 21/07/2020 17:52

    Hallall ta baft zoti o nish, ajo sdi me fole shqip dhe drejton ministrine e arsimit ma turp nuk ka as vete po ti kishte dy pare mend nuk do ta pranonte por ca me thane. Pse nuk erdhi sot ne seance apo mq nuk ja ka idene as per ca e ka padite ket zoterine. Varet se ku e ka perplasur varka

    Përgjigju
  • O tej: 21/07/2020 17:11

    Ky e Kllici apo Krrici?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?