Shahini uron maturantët për provimet: Jemi në fazën finale të maratonës

7 Qershor 2020, 18:15
  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Fillimisht, ajo shpreh mirënjohjen për çdo nxënës, prind e mësues përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor:

"Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse. Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush!", shprehet ajo ndërsa uron maturantët për provimet:

"Tashmë jemi në atë "fazën finale të maratonës" për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor".


Lajmi kryesor:

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, në një klasë 10 maturantë me distancë deri në 2 metër


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?