TIRANË- Loja e shahut është një nga sportet më të vjetra dhe tradicionale të vendit tonë. Ndryshe konsiderohet dhe loja e mendjes. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishim me mjeshtrin kombëtar të shahut Landi Pasku. Ai na rrëfeu emocionet e një sportisti që jetën ia ka kushtuar shahut, një aktiviteti të cilësuar si sporti më inteligjent:
‘’Emocionet e para kanë qenë në kampionatet e para, duke marrë pjesë me të rinjtë përshembull në moshën 9-vjeçare ku mbaj mend që kam marr vetëm një pikë në 9 ndeshje dhe vitin tjetër dola kampion. Në moshën 16 vjeç kam dal kampion I të rinjve duke dal kampion deri në msohën 18 vjeç… Emocionet e para janë me të rinjtë. ‘’ u shpreh ai. Ndërsa tha se të qënit kampion është një ndjesi shumë e bukur sepse është një titull që nuk është kurrsesi i lehtë për tu realizuar dhe synon të bëhet mjeshtër i madh i cili është titulli më i lartë ndërkombëtar.
Ai u shpreh se shahu në Shqipëri nuk e ka vëmendjen e duhur:
‘’Nuk e ka atë vëmendjen e duhur, unë mundohem që gjatë gjithë kohës të mësojë fëmijët, të mësojë të rinjtë, t’i fus në fushën e shahutsepse të mirat dihen që përqëndrimi, durimi, dhe statistikisht fëmijët që luajnë shah janë më mirë në mësime sesa ata që nuk e luajnë. Por që një rol kryesor e luan dhe prindi se si I adreson fëmijët, mund t’I fusi futboll, baskteboll se janë sported më të ndjekura dhe më të luajtura.Disa prindër i fusin fëmijët në kursin e shahut edhe për durimin, përqëndrimin, kur fëmija ka probleme me përqëndrimin, me durimin shahu I ndihmon të jenë më të përqëndruar, më të duruar dhe kjo I ndihmon dhe në jetë dhe në mësime’’ tha ai.
Prej vitesh ai është edhe në rolin e trajnerit, dhe kërkon që shahu të jetë pjesë edhe e kurrikulave shkollore, duke qenë se projektligji është miratuar që në vitin 2015:
‘’Mendoj se edhe lëndë jo e detyrueshme është shumë e mirë.Ai ka dëshirë të futet në fuboll, ka dëshirë pra ai e zgjedh këtë gjë, pra nuk e detyron ti të futet direkt në shah. Pra është një lëndë që mund ta bësh me zgjedhje, jashtëshkollore ‘’ përfundoi ai.
Ndikimi që ka loja e shahut te fëmijët është shumë pozitive sepse i ndihmon të mendojnë dhe të ndërtojnë strategji loje, dhe më pas këto mund t’i kthejnë në strategji jete.
Shpresoj te rriten pensionet ne Shqiperi se eshte per te ardhur sh.keq kane 35-40 vite pune dhe marrin nje pension 2000 - 2900 leke te reja ne muaj qe eshte vetem per disa pagesa minimale si:drita, uje e jo me per tu ushqyer.... Shpresojme te ndryshoje politika e politikanet qe jane te gjithe per tu vene para gjykateseve.
Përgjigju