Shaip Kamberi thirrje nga Report TV: Prishtina dhe Tirana të ndihmojnë shqiptarët të mbijetojnë në Luginën e Preshevës

5 Tetor 2023, 16:21| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 16:28

  • Share

Para dy ditësh, familja Muharremi nga Medvegja është kërcënuar nga disa serbë të maskuar, të cilët hodhën gurë në drejtim në drejtim të shtëpisë së kryefamiljarit Ruhan Muharremi nga Medvegja për rreth gjysmë ore mbrëmjen e datës 30 shtator. Për këtë gjë ka reaguar së fundmi edhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se për këtë incident Policia e Serbisë nuk ka nisur ende asnjë hetim.

“Ishte një incident për të cilën Policia e Serbisë nuk ka nisur asnjë hetim edhe pse rasti u raportua nga familja. Nuk kemi asnjë informacion për këtë gjë, pasi as në Preshevë nuk është parë ndonjë gjë serioze”, tha Kamberi në një intervistë për emision “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv.

Kamberi tha se prezenca e Tiranës dhe Prishtinës duhet të ishte shumë e madhe për Luginën e Preshevës për faktin se Serbia ka vite të tëra që po zbatonte një politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve, duke i detyruar të largohen.

“Ne për vite me rradhë po e përcjellim mesazhin se prezenca e Prishtinës zyrtare dhe Tiranës zyrtare për Luginën e Preshevës duhet të ishte shumë e madhe, për faktin se Serbia ka vite të tëra që po zbaton një politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve e cila ka ndikuar edhe në zvogëlimin e bërthamës tonë kombëtare në largimin në masë të njerëzve, sidomos të moshës së re. Duke mos njohur diplomat, duke mos njohur të drejtën tonë për integrim të barabartë në organet shtetërore, duke e mbajtur rajonin gjithë kohës në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme dhe duke penguar investimet strategjike dhe ekonomike, Serbia po e ngushton hapësirën përgjithmonë këtu. Prandaj e vetmja dritare e hapur këtu që mund t’i ndihmojë shqiptarët që të mbijetojnë në Luginën e Preshevës mbetet nga Prishtina dhe Tirana. Ne presim që këto dy qytete të ndërtojnë një politikë dhe program shtetëror për ta ndihmuar Luginën e Preshevës. Prishtina ka nisur me një fond të ndihmës 2 milionë euro.

Ai u shpreh se e vetmja shpresë për të ndihmuar shqiptarët në Luginën e Preshevës janë Tirana dhe Prishtina. Ai tha se këtë gjë i’a kishte parashtruar edhe Kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë që në këtë dialog temë prezentë të ishte edhe Lugina e Preshevës.

“Ne shpresojmë që dialogu në Bruksel të sjellë normalizimin e raporteve që duhet të jetë mekanizmi i fundit në kuadër të cilit duhet të trajtohen edhe të drejtat e shqiptarëve dhe pozita e shqiptarëve, sepse të bisedohet vetëm për një pakicë në Ballkan, ndërkohë që në të gjitha këto komunitetet tjera ku në këtë rast e kam fjalën për Serbinë, nuk gëzojnë as të drejtat elementare, pra është një paradoks që po ndodhë dhe kjo gjë nuk duhet lejuar. Prandaj ne e kemi parashtruar edhe tek Kryeministri, Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë që në dialog duhet të jetë temë prezente edhe Lugina e Preshevës”, tha Kamberi për gazetarin Nertil Agalliu.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?