Shaip Kamberi

Shaip Kamberi tregon se çfarë ndodhi në parlamentin serb: Rrëmujë dhe albanofobi

3 Shkurt 2023, 22:46| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 22:53

  • Share

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi e ka cilësuar “rrëmujë dhe albanofobi” situatën e djeshme në Parlamentin e Serbisë, ku u diskutua për Kosovën.

“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”, shkroi Kamberi në Facebook.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u zhvillua një seancë plenare e jashtëzakonshme në Prishtinë dhe Beograd, ku në secilin parlament ushtrohej presion nga opozita lidhur me dialogun mes dy vendeve. Në Serbi, seanca plenare u shoqërua me debate e përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Kryefjalë në Kuvendet e secilit shtet, dy liderët e vendeve, Kurti në Kosovë dhe Vuçiç në Serbi dhanë llogari për ecurinë e dialogut, prishtmëritë por edhe se çfarë pritet nga plani franko-gjerman. 

Qysh në krye të herës, Kurti ka qenë kundër asociacionit, ndërsa për herë të parë, dje ka ndryshuar komplet strategjinë, nëse kemi të bëjmë me një strategji, pasi sipas Presidentit Vuçiç, për dialogun ka një presion të madh nga ndërkombëtarët. Kreu i shtetit serb, bëri me dije se nuk e ka plotfuqinë apo tagrin e duhur të propozojë plotësisht planin franko-gjerman. Një arsye supozohet të jetë mungesa e guximit, siç citohet të ketë thënë në sallën e Kuvendit dhe arsyeja e dytë, pasi ka një presion nga ndërkombëtarët që ky plan të jetë ende në copa të vogla deri në një moment të dytë. 

Komento

Komente

  • karadakliu: 05/02/2023 13:33

    E tani ne po kerkojme njoh je!!!Vertet edhe pse eshte per boten normalitet i navtyrshem.Kur k emi parasysh Serbine,tollovone e kuvendit serbe per çeshtjen e Kosoves, dhe serbet aktual,kjo del anormalitet dhe krejt jashte normales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?