Albana Vokshi, Sali Berisha dhe Flamur Noka

Opinion

Shaj popullin që të qetësosh veten

19 Maj, 10:45| Përditesimi: 19 Maj, 10:47

  • Share

Këto ditë numërimi votash, sharjet për popullin u shtuan si kërpudhat pas shiut dhe arritën kështu një nga kulmet historikisht më të larta. I gjeje me shumicë në rrjete sociale, në emisione televizive etj.

Po kulmin e arrinin në mediat online, që symbyllur lejojnë komente anonimësh me sharje pa doganë, duke krijuar kështu gjirize kutërbuese në ligjërimin publik.

Sharja më e butë ishte ‘popull dele’, po nuk munguan edhe ato të kalibrit ekstrem si: popull raja… , popull i sëmurë… , popull ko*e në degë…, popull va*i ka*ët dhe të tjera të këtij lloji.

Arsyeja e këtij lumi sharjesh ishte fitorja e thellë e socialistëve që arritën të marrin 83 mandate. Shumë, kjamet shumë po t’i krahasosh me 74 mandate në 2021.

Pak kush u kujtua të shihte shifrat. Vërtet socialistët morën 9 mandate më shumë sesa në 2021, po vota popullore brenda vendit nuk është rritur, përkundrazi numëron 34 - 35 mijë votues më pak sesa në 2021.

Ngjan absurde që votat pakësohen e mandatet shtohen, po sistemi zgjedhor thotë se nuk ka asgjë të paligjshme, gjithçka është sipas ligjit zgjedhor që kemi.

Po kështu rezulton krejt e ligjshme që PS dhe PD të zgjedhin një deputet me 10 - 12 mijë vota, kurse një partie të vogël i duhen 60 - 70 mijë votues po për një mandat. Edhe kjo është e ligjshme po krejt e padrejtë, madje edhe diskriminuese.

Po të vazhdojmë me këtë ligj zgjedhor, përjetë do dëgjojmë dy partitë e mëdha duke i kënduar njera tjetrës avazin: “n’ato maja rripa-rripa/ her’ ma hipe, her’ ta hipa”.

Dhe përjetë do i shprazemi popullit me sharje e denigrime. Jo për gjë tjetër, po thjesht për të qetësuar sakatllëqet e brendshme që ka secili dhe që përpiqet t’i groposë, t’i fshehë e t’i bëjë të padukshme jo vetëm nga të tjerët, por edhe nga vetja. Rroftë populli që na e bën më të lehtë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 19/05/2025 14:49

    Nuk jane vetem fanatiket dhee injorantet por ka edhe politikane qe etiketojne keq votuesit. Ai qe eshte politikane profesionist nuk e ben kurre kete sepse e ka karriere nuk shan se pret qe njerzit ta votojne heren tjeter, sepse zgjedhjet nuk behen vetm njehere . Per fatin e tyre keta politkanet tane qe shajne popullin harrojne se populli nuk harron dhe kur vjen hera tjeter i ndeshkojne dhe keta mbeten vetem duke share e mallkuar popullin qe nuk i voton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?