Shakaja me ministrin Tahiri
lihen të lirë dy "kërcënuesit"

17 Nëntor 2015, 04:05| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Një i ri nga Kashari ka zgjedhur ministrin e Brendshëm Tahiri që të bëjë shaka, duke i dërguar një e-mail kërcënues, pasi i ka përmendur se ishte në qendër të vëmëndjes të së ashtëquajturës organizatë terroriste “Brigadat e Kuqe”. Dy ditë pas dërgimit të e-mailit kërcënues shërbimet inteligjente dhe prokuroria kanë arritur të bëjnë identifikimin e personit që ka dërguar e-mailin në drejtim të adresës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas burimeve të prokurorisë, personi që ka dërguar e-mailin quhet Valter Meshi, i cili është shoqëruar dje në ambjentet e policisë së Tiranës. Meshi ka dërguar e-mailin nga zona e Kasharit dhe se mesazhin kërcënues e ka dërguar për të bërë shaka ministrin. Gjatë marrjes në pyetje i riu Valter Meshi, ka treguar se nuk ka pasur qëllim t’i bëjë keq askujt dhe se të gjitha këto veprime ai i ka kryer për të bërë shaka.

Shaka “e hidhur” me Tahirin
Ka filluar si shaka por shumë shpejtë kanë parë veten në ambjentet e policisë së Tiranës. Dy shokët Klodian Mahmutaj dhe Valter Meshi, janë shoqëruar mëngjesin e djeshëm në polici, pasi ishin personat që kishin në përdorim adresën elektronike, prej nga u dërgua mesazhi kërcënues kundër ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se në fillim është shoqëruar Klodian Mahmutaj, i cili është identifikuar nga profili i tij që kishte lënë në adresë. I rrethuar mes policëve dhe oficerëve të SHISH, Klodian Mahmutaj ka pranuar se adrresa i përkiste atij, dhe se këtë adrresë ai e kishte hapur disa kohë më parë, pa pasur asnjë qëllim të keq.

Vetëm pak kohë pas hapjes ai këtë adrresë ia kishte lënë në përdorim dhe shokut të tij Valter Meshi, duke ia dhënë kodin hyrës. Më pas rezulton se Meshi i ka ndryshuar kodin hyrës dhe e ka kthyer në adrresë personale duke përdorur vetëm ai. Duke pasur akses në këtë adrresë ai në 14 nëntor i ka dërguar një mesazh kërcënues ministrit Tahiri, ku përmbajtja e tekstit të linte të kuptoje se ishte një kërcënim i ISIS.

Akuzat për të rinjtë
Pas shoqërimit të dy personave të sipërcituar,prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për rastin në fjalë. Të dy personat nuk kanë të kaluar kriminale dhe se nuk janë frekuentues të islamit ekstrem. Po ashtu nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se dy të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë organizatë terroriste apo kriminale. Prokurorët pasi kanë dëgjuar dhe dëshmitë e tyre, ku kanë treguar se gjithçka ka qënë një shaka, prokurorët kanë vendosur të lenë të lirë Klodian Mahmutaj dhe të mbajnë të shoqëruar shokun e tij, dërguesin e e-mailit Valter Meshi. Ky i fundit, mësohet se do ndiqet në gjëndje të lirë për “Keqpërdorim të thirjeve telefonike”.Lidhur me këtë çështje materialet hetimore i kaluan për hetimeve të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.
 
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?