Germano Burgos, Diego Simeone dhe Lamine Yamal

Shakaja 'pa kripë' në dëm të yllit të Barçës, TV spanjoll largon ish-ndihmësin e Diego Simeones

11 Prill, 19:13| Përditesimi: 11 Prill, 19:16

  • Share

Televizioni spanjoll Movistar njoftoi një ditë pas ndeshjes mes PSG dhe Barcelonës (2-3) se kishte ndërprerë bashkëpunimin me ish-asistentin e Diego Simeone te Atletico, Germano Burgos, i cili ishte i punësuar si komentator dhe ekspert në televizionin e përmendur.

Burgos bëri një shaka pa shije për yllin 16-vjeçar të Barcelonës, Lamine Yamal para fillimit të ndeshjes, duke iu referuar tërthorazi prejardhjes së tij.

"Nëse ai nuk ia del me futbollin, ai mund të përfundojë në semafor," tha Burgos, duke iu referuar hajdutëve të ndryshëm në rrugë që kryejnë truke të ndryshme me top në kryqëzime të ndryshme.

Movistar kërkoi falje për fjalët e Burgos dhe ndërpreu bashkëpunimin me argjentinasin. "Movistar kundërshton fuqishëm çdo formë diskriminimi dhe nuk do të tolerojë këto lloj komentesh", tha Movistar në një deklaratë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?