Shakira në gjykatë

Shakira, 7 mln euro gjobë për evazion fiskal në Spanjë! Këngëtarja, marrëveshje me prokurorët për të shmangur burgun

20 Nëntor 2023, 17:13| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 17:16

  • Share

Superylli kolumbian i muzikës pop, Shakira ka arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë për të shmangur dënimin në burg për evazion fiskal.

Pas negociatave që zgjatën me javë të tëra, këngëtarja bëri një marrëveshje me prokurorët në Barcelonë për të paguar një gjobë prej shtatë milionë eurosh.

Ikona botërore e popit, e njohur për hitet si “Ëaka Ëaka” dhe “Hips Don’t Lie”, u shfaq para gjykatës ku ndryshe nga qëndrimet e mëparshme mohuese, pranoi se kishte mashtruar autoritetet spanjolle tatimore me një vlerë totale prej 14,5 milionë eurosh midis 2012 dhe 2014.

Më herët, muzikantja deklaroi se ishte banore e Bahamas midis 2012 dhe 2014. Ajo tha se kishte bërë vetëm vizita te partneri i saj i atëhershëm, ylli i futbollit Gerard Piqué, në Spanjë. Çifti, i cili ka dy fëmijë, aktualisht është ndarë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?