Shakira dhe Pique kanë qenë një nga çiftet më të përfolura që pas tradhtisë së futbollistit dhe romancën e re që ai nisi me Clara Chia.
Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon dhe akuzoi ish-partnerin e saj, Gerard Pique se ky i fundit i ka komplikuar jetën profesionale.
Kur u pyet se pse u deshën më shumë se 7 vjet për të nxjerrë një album të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte "burri".
“Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Po, burri po më tërhiqte poshtë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet”, shprehet Shakira.