Shakira dhe Lucien Laviscud

Shakira, harron Pique, në lidhje dashurie me aktorin 16 vite më të ri

5 Prill, 16:32| Përditesimi: 5 Prill, 16:37

  • Share

Ylli i popit Shakira e ka mbyllur plotësisht historinë e dashurisë disavjeçare me futbollistin Gerard Pique. Nga raportimet e mediave të huaja, ylli kolumbian dhe aktori britanik Lucien Laviscud janë në një marrëdhënie.

Dyshja janë takuar në xhirimet e videoklipit të këngës më të re të këngëtares me Cardi B, ‘Punteria’.

Sipas një burimi të Daily Mail, “miqtë e saj janë të shqetësuar pasi besojnë se aktori po përdor Shakirën për të fituar më shumë famë”. I njëjti burim thotë se “Shakira dëshiron dëshpërimisht të bie në dashuri”, ndaj rrethi i saj i ngushtë ka rezerva për romancën e tyre.

31 vjeçari mori famë nga seriali në ‘Emily in Paris’ në rolin e Alfie.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?