Shakira ka vendosur që të hakmerret ndaj Gerard Pique, ish bashkëshortit të saj dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë me atë që di të bëjë më se miri, me muzikë. Ylli ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re të që është pikërisht për t’i treguar Pique se çfarë humbi.
“Më falni, unë kam marrë tashmë një avion tjetër
nuk do të qëndroj më këtu, nuk dua një zhgënjim tjetër
Sa kampion je dhe kur kisha nevojë për ty dhe versionin më të keq
Më fal bebe, duhet të kisha ndaluar pak kohë më parë
Një ujkonjë si unë nuk është për fillestarët
(...)
Ti ke ndërruar një Ferrari me një Twingo. Ju keni shkëmbyer një Rolex për një Casio.”, është një pjesë e tekstit.
Nuk i ka kursyer edhe thumbat për vajzën me të cilën futbollisti i Spanjë e tradhtoi, e quajtur Clara Chia.
“Ajo ka emrin e një njeriut të mirë
Është e qartë që nuk është ashtu si tingëllon
Ajo është padyshim njësoj si ty, për djemtë si ty”, vijon teksti.
Dyshja janë ndarë qershor të 2022-shit për shkak të tradhtisë së futbollistit, me të cilin ka 2 fëmijë. Kënga ndonëse nuk ka kaluar 24 orë, numëron mbi 31 mln klikime.