Dritan Shakohoxha betejë ligjore për FSHF-në, kallëzon për shkelje sekretarin Ilir Shulku dhe avokatin Aldi Topçiu

27 Shkurt 2022, 18:40| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 12:54

  • Share

Dritan Shakohoxha, i cili është kandidat për President në FSHF, ka kallëzuar penalisht Sekretarin e përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun dhe shefin e Departamentit Ligjor të kësaj organizate, Aldi Topçiun. Sipas kallëzimit të bërë nga Shakohoxha, Shulku dhe Topçiu kanë firmosur në kundërshtim me ligjin që të vazhdojë organizimin dhe mbajtjen e Asamblesë Zgjedhore të FSHF më 2 mars.

Shakohoxha i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit që të ndërhyjnë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës që ka vendosur pezullimin e Asamblesë Zgjedhore derisa të mbyllen çështjet gjyqësore që kanë lidhje me Shoqatat rajonale dhe zgjedhjet e kontestuara të tyre.

Akuzat ndaj Shulkut dhe Topçiut janë “pengimi për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “shpërdorim detyre”.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës për ndërprerjen e procedurave të zhvillimit të Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit, Shulku e Topçiu kanë vijuar normalisht me përgatitjet dhe duke lajmëruar anëtarët për listat e delegatëve, që kanë dalë nga zgjedhjet e kontestuara si tërësisht të manipuluara në Shoqatat Rajonale.

Në 2 mars nuk do të ketë zgjedhje për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit pasi Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi.

(Kliko këtu për të lexuar Kallezimin ndaj drejtorit juridik Topciu)

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën për shtyrjen e mbledhjes së Asamblesë)

 

(Kliko këtu për të lexuar kallzimin penal ndaj Ilir Shulkut)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • luani: 28/02/2022 20:41

    FSHF eshte teresisht kriminale, te gjith jane vegla te Dukes se droges...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?