Komisari Artan Cuku dhe vrasësi Mikel Shallari

Zbardhet rrëfimi/ Shallari: Jambelli na survejonte, për 3 mijë euro vrava ish-drejtorin Cuku

6 Qershor 2018, 08:22| Përditesimi: 6 Qershor 2018, 08:32

  • Share

Ish-drejtuesi i policisë së Vlorës, Artan Cuku, është vrarë për vetëm 3 mijë euro nga Mikel Shallari. Në akt-marrëveshjen mes ekzekutorit e prokurorisë, pasi Shallari rrëfeu të plotë të gjithë ngjarjen si dhe tregoi porositësit e vrasjes, tregohet dinamika e plotë e këtij krimi të rëndë.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burgim Shallarin, duke mos e dënuar këtë të fundit me burgim të përjetshëm, ashtu siç dhe parashikon dhe ligji. Porositësi i vrasjes që ka vëzhguar lëvizjen e ekzekutorit në terren ka qenë Bledar Jambelli, i arrestuar nga Artan Cuku në vitin 2012 në Vlorë, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Amarildo Delaj, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga Gjykata dhe madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shteti për ditët e burgut.

Në akt-marrëveshjen e bazuar si në deklarimet e ekzekutorit Mikel Shallarit ashtu edhe në provat e siguruara, theksohet se Bledar Jambelli kishte kontaktuar fillimisht me Kristaq Leçin, kushëriri i Mikel Shallarit, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh.

Pasi kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen, Leçi kishte kontaktuar edhe me Mikel Shallarin për ta ndihmuar në kryerjen e këtij krimi. Plani i vrasjes kishte nisur të thurej që në dhjetor të 2016-ës dhe në 26 mars të 2017 kishte nisur zbatimi, fillimisht me survejimin e Artan Cukut në terren.

Jambelli survejonte veprimet e vrasësve
Siç edhe theksohet në këtë aktmarrëveshje, atentati ndaj Artan Cuktu do të zbatohej në datën 7 prill 2017 kur në terren kishte shkuar Kristaq Leçi, Mikel Shallari por edhe vetë Bledar Jambelli, i cili survejonte nga distanca dy autorët dhe i shtynte ata që ta vrisnin, duke i komanduar me telefon e duke i dërguar mesazhe.

Por për shkak se kishte shumë njerëz dhe kishin frikë nga identifikimi, Kristaq Leçi dhe Mikel Shallari u tërhoqën nga plani i ekzekutimit të Artan Cukut. Kjo tentativë e parë faktohet edhe nga kompania, ku killerat kishin marrë një makinë me qera të cilën do ta përdornin në vrasje.

Sipas dëshmisë, makina e marrë me qera kishte pësuar dëfekt ditën që ishte organizuar atentati i parë dhe për këtë përfaqësues të kompanisë kishin shkuar në rrugën e “Kosovarëve” dhe i kishin bërë servis makinës. Pas tërheqjes nga atentati i dështuar dy autorët Shallari e Leçi, janë takuar me Jambellin që i priste disa metra më larg vendit të ngjarjes dhe që në kontaktin e parë ai ka nisur ti ofendojë dhe ti bëjë presion që të kryenin vrasjen.

Kushëriri nuk tërhoqi dot këmzën
I ndodhur në këto kushte, kur kushëriri i tij Kristaq Leçi nuk kishte tërhequr dot kemzën, Mikel Shallari mori përsipër që ta kryente ai vrasjen. Vetëm një ditë më pas, i veshur me të njëjtat rroba që mbante Kristaq Leçi një ditë më parë dhe po me të njëjtën kapele, Mikel Shallari i ndihmuar nga Kristaq Leçi shkon në rrugën e “Kosovarëve” ku banonte ish-drejtori i Policisë Vlorë, për të kryer vrasjen.

Në orën 20:00 të datës 7 prill Mikel Shallari i zë pritë Artan Cukut në hyrje të pallatit të tij, ndërsa nga distanca orjentohej me sms nga Kristaq Leçi për çdo lëvizje të Cukut. Pasi kryepolici hyn në pallat, Mikel Shallari e qëllon disa herë me pistoletë, duke e plagosur.

Teksa ish-kryepolici tentonte të hynte në ashensor, Mikel Shallari e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar sërish. Në kushtet kur nuk mundej të largohej, Artan Cuku është kthyer nga autori dhe është përleshur me të, më këtë moment, Mikel Shallari e ka qëlluar edhe njëherë me pistoletë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Largimi me taksi
Pas krimit, Mikel Shallari largohet në këmbë prej rrugëve të kosovarëve drejt sheshit “Uillson”, ku prenonton një taksi dhe udhëton drejt “Unazës së Re” në Tiranë, ku e kishin lënë që të takohej me Kristaq Leçi dhe Blendar Jambellin, ku dhe do të merrnin pagesën për krimin. Por në këtë takim Bledar Jambelli nuk shkoi dhe ekzekutori e Artan Cukut u pagua me vetëm 3 mijë euro, ndryshe nga premtimi për të përfituar 20 mijë euro.

Si Bledar Jambelli dhe Kristaq Leçi, raportohet se janë larguar për në Greqi, por pa u identifikuar në sistemin TIMS. Bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë lidhje me ta, Jambelli dhe Leçi mund të jenë larguar nga kufiri i gjelbërt ose nga pikat kufitare duke u ndihmuar nga efektivë policie për të mos u regjistruar dalja në sistem.

Eurot i dërgoi Kristaq Leçi
Pas vrasjes, Mikel Shallari nuk ka pasur asnjë kontakt me Bledar Jambellin, por vetëm me Kristaq Leçin, i cili i ka dërguar disa herë para nga Gjermania, duke identifikuar kështu edhe vendodhjen e fundit të një prej autorëve tashmë në arrati. Sipas prokurorisë, paratë janë dhënë nga Bledar Jambelli, kjo e bazuar edhe në deklarimin e Mikel Shallarit, i cili konfirmon se Leçi nuk kishte asnjë detyrim ndaj tij dhe se paratë ishin shpërblim për vrasjen e Cukut.

Në total shuma e paguar për vrasjen e komisarit Artan Cuku ishte 3 mijë euro. E përafët me paratë që shteti shqiptar i dha Blendar Jambellit si dëmshpërblim për burgun e kryer pas një vendimi skandaloz të gjykatës që i dha pafajësi pas arretsimit nga komisari Artan Cuku.

Komento

Komente

  • MINUSHE: 06/06/2018 13:28

    duhet te mbajne pergj penale edhe gjyqtaret qe e liruan dhe I dhane demshperblim. Tashme kuptohet qarte se edhe vrasjen e pare e ka bere ky tipi....

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/06/2018 12:35

    Bajga po të ikte të punonte në perëndim, për dy muaj me punë të ndershme do i kishte larë borxhet dhe do ishte i lirë. Por jo, donte ti lante borxhet për 2 min. Rri tani dhe kalbu

    Përgjigju
  • besa: 06/06/2018 12:05

    eshte skandaloze qe pas gjithe ketij rrefimi te konsiderohet bashkepunetor I drejtesise dhe te marre kete denim qesharak. KU eshte drejtesia ketu?

    Përgjigju
  • Fredi: 06/06/2018 09:30

    Po pra me parate qe i dha shteti u be vrasja e komisarit qe e mbettheu me prova kriminelin. Zinxhiri i pergjegjesive eshte i gjate, por gjyqtaret qe e liruan Jambellin duhet te ndiqen penalisht. Prokuroria duhet ti sekuestroje te gjitha pronat qe ka ky monster nen efektin e ligjit antimafia. Ndersa denimi per kete plehren eshte shume pak. Ky per 4 vite del nga burgu dhe jeton me familjen e dhj*** qe ka nen mbrotjen e shtetit dhe taksat tona. Me kete vendim gjykata nxit krimin. Vret plehra me para, siguron familjen, ja hedh kollaj dhe me drejtesine. Keshtu cdo lloj kerme behet vrases me pagese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?