Shalqiri ‘iu ngel në derë’, fermeri: Kam hedhur kursimet e një jete, do iki në emigrim sërish, eksperti: Duhet studiuar tregu evropian, të dinë çfarë kërkon konsumatori

6 Korrik 2022, 14:07| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 14:13

  • Share

Mungesa e tregut për shalqinin është një ndër problematikat që shoqëron fermerët këtë periudhë.  Fermeri Qamil Lamllari përmes një lidhje viber nga Lushnja tha në “Rreze Dielli” se ka investuar të gjitha kursimet e një jete të fituara  në emigrim për kultivimin e shalqinit ndërsa nuk ka gjetur as treg dhe as subvencione nga qeveria.

Çmimet e produkteve këtë vit kanë qenë më të larta se vitet e tjera. I vetmi që nuk ka lëvizuar ka qenë fidani, cmimet kanë qenë të papërballueshme. Kemi që nga viti 2019 që po humbim vetëm lekë. Nëse shteti nuk ndërhyn me kanalet vaditëse dhe me subvencionime do të marr sërish rrugën e emigrimit" tha ai.

Ndërsa kërkesa kryesore e tyre është  mundësimi i tregjeve të huaja dhe stabilizmi i çmimit.

"Unë kultivoj 25 hektarë shalqi në zonën e Durrësit. Vlera që kam hedhur është 120 mijë euro investim, të paktën të na mundësojnë tregjet e huaja dhe stabilizim me marrëdhëniet me grumbulluesit në lidhje me çmimet. Tregtarët e kërkojnë 3 deri në 10 lekë ndërsa minimum është 20 lekë kosto" tha fermeri Qamil Lamllari. 

Eksperti i lartë i Bujqësisë Ilir Pilku tha në “Rreze Dielli” se është viti I tretë radhazi që fermerët po hasin probleme ndërsa mund të merren një sërë masash për lehësimin e tyre.

"Është viti i tretë radhazi që fermerët po hasin probleme. Duhet të përfitojmë në shalqinin e hershëm që do të thotë duhet të luajmë një rol përcaktues në rolet e eksportit siç bën Greqia kryesisht në zonën e Kretës" tha ai. 

Ndër zgjidhjet kryesore që mund të jenë në ndihmë të fermerëve z. Pilku theksoi studimin e tregut evropian për kërkesën e konsumatorit dhe në bazë të saj të bëhet edhe prodhimi vendas. 

"Duhet të dimë se çfarë kërkon tregu i huaj. Kërkesa e konsumatorit evropian nuk është për atë prodhimtari që ne shpesh bëjmë. Tregu europian nuk e pëlqen këtë produkt, e do produktin 3.5 kg ndërsa ne kemi variantin e madh.Ne e dërgojmë këtë produkt në Çeki në Bullgari që është një treg tjetër. Ne duhet të studiojmë pëlqyeshmërinë e konsumtatorit evropian dhe në bazë të saj të prodhojmë. Në realitet ne këtë nuk e bëjmë. Ne mund të shkojmë në trefishin e vlerës që kemi në rast së prodhojmë shalqinin e hershëm, nëse standartizojmë" sygjeroi ai. 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/07/2022 00:01

    O ekspert,nuk pyet njeri per madhesine.Ketu ku jam,shalqinet vijne me te gjithe madhesite.Kush ka familje te madhe e merr te madh,kush ka familje te vogel e merr me te vogel,ata qe jane 1-2 veta ne familje,ose e marrin te vogel fare nga ata qe quhen miniwatermelon,ose marrin thela te pri-prera.Por te gjithe kerkojne tre gjera:1-cmimin sa me te lire,2-dhe te jete pa fara.3-te jete i pjekur dhe i embel.

    Përgjigju
  • Shaqo: 06/07/2022 19:11

    Po ik ku te duash o fermer, mos merr leje se nuk ka nevoje.

    Përgjigju
  • Traktori: 06/07/2022 19:10

    Degjojeni mire kete ekspertin,ky eshte kopetent.

    Përgjigju
  • Tungjatjeta: 06/07/2022 16:15

    Tregun studioje ti si ekspert,që paguhesh për punën që bën, jo fermeri. Fermeri punon dhe prodhon. U pagove ti si ekspert për punën që s'bëre?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?