Deputeti socialist Eduard Shalsi ka replikuar me Sali Berishën nga foltorja e Kuvendit, pas rikthimit të tij në sallë pas më shumë se 11 muajsh. Ai i ka thënë se koha e tij politike ka përfunduar dhe ai pati shansin me humbjen e 2013 të tërhiqej nga jeta parlamentare.
Këtyre deklaratave iu përgjigj Flamur Noka. Ai i tha Eduard Shalsit se është i vetmi person që ka mbjellë tre herë flokët por nuk i kanë mbirë sepse, sipas tij, e ka kokën asfalt.
"Është i vetmi që ka mbjell flokët dhe e ka asfalt kokën. Je i vetmi vetmi që ke mbjellë tre herë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh, e ke kokën asfalt", u shpreh Flamur Noka nga foltorja, për t'i dalë në mbrojtje Sali Berishës.
Lajmi kryesor:
Berisha rikthehet në Kuvend: Rama mendoi se do eliminonte opozitën! PS: Koha jote ka perënduar, mban peng PD
SI.E./ReportTv.al