Shamali – Revani me miell misri nga zonja Albana

4 Mars 2022, 11:54| Përditesimi: 4 Mars 2022, 11:55

  • Share

Shamali – revani me miell misri

Përbërësit:

3 fç miell misri

4 lgj gjalpë

1 gotë kos

3 kokrra vezë

1 lç sodë

2 gota sheqer

Bajame të grira

Për sherbetin:

1 gotë ujë

2 gota sheqer

Pak lëng limoni

Përgatitja:

Fillimisht rrahim gjalpin me sheqerin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë vezët dhe vazhdojmë trazimin. Më pas gradualisht shtojmë miellin e situr të trazuar me sodën e bukës dhe vaniljen. E trazojmë dhe e hedhim këtë masë në një tavë të lyer më parë me gjalpë dhe spërkatur me pak miell. Nëse dëshirojmë mund të shtojmë pak bajame të grira. E vendosim revaninë në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe pasi revania të jetë pjekur e sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?