Periferi

Shanci i fundit për ju djem e vajza të mira të Shqipërisë: Ja shenjat!

31 Tetor 2020, 10:19| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 10:21

  • Share

 

Ndodhi një fenomen masiv në Shqipërinë e viteve ’90: Djemtë, vajzat, burrat dhe gratë më të mira të Shqipërisë u mënjanuan. Nuk rezistuan ndaj fluksit dhe ambicjes së mediokritetit dhe të ligësisë për të marrë drejtimin e vendit. Kishte një kosto të madhe përballja me ta dhe shumë preferuan të mos e bënin. Të heshtnin. Shumë probleme të këtij pasiviteti të përgjithshëm, të kulturës, dijes, mirësjelljes, i vuajtëm në gjithë këto vite dhe, natyrisht, duken qartë sot. Por vjen një ditë kur nuk mund të shtyhet për më vonë veprimi, reagimi, dhe ky vendim duhet marrë sot.

Nga këndet e rehatisë, mospërbaltjes, rutinës, qetësisë duhet të dalin të mirët e të zotët e të kontribuojnë. Shqipëria është në një udhëkryq jetësor, nga ato udhëkryqe që vendosin rrugën për vitet që do të vijnë: Duam të ndërtojmë, zbukurojmë e të harmonizojmë vendin tonë, apo dëshirojmë të risjellim kaosin, padrejtësinë dhe shëmtinë?

Shpeshherë në kryqëzime rrugësh të rëndësishme ndodh diçka si shenjë, si parathënie e asaj që vjen. Këto ditë kanë ndodhur disa: Për shembull një ekspozitë e rrallë dhe e paparë. Dalin në sytë e çdo shqiptari 800 libra që dergjeshin në magazinat e pluhurosura e në thasë “patatesh” të Bibliotekës Kombëtare, një pasuri e rrallë, një “arkë Noe” e kulturës sonë, por edhe të asaj greko-romake. Një nismë e drejtorit Piro Misha, një njeri që në gjithë këto vite librin dhe kulturën e ka pasur të pandarë. Librat ishin aty, kanë qenë përherë aty, por sot dolën në dritë për çdo shqiptar. Në sallën e COD mund të shkojë kushdo për t’i admiruar e për të kuptuar bërthamën tonë dhe të parëve tanë.

Pastaj doli në dritë shtëpia e At Gjergj Fishtës, ajo gërmadhë brenda së cilës i ndriçuari ynë ka qeshur dhe ka qarë. Në atë shtëpi duhen prekur gurët, e duhet thithur ajri përreth saj: Eshtë aroma që bëri At Gjergj Fishtën, një shqiptar kolos e atdhetar.

Shqiptarët e mençur, të ditur, deri më tani të papunë e të pafjalë duhet të gjejnë forcën e të veprojnë, të kuptojnë më të mirën e të punojnë fort. Duhet të marrë fund, i duhet vënë fre ambicjes së dëmshme e shkatërruese të kujt vodhi dhe dogji Shqipërinë vetëm për një vilë më shumë e për udhëtime luksi jashtë.  Në politikë, në media, në biznes, në kulturë e art, më të mirët duhet të bëhen bashkë, të ndjejnë e të kuptojnë se nga është era e rrugës së mbarë. Eshtë një shanc që nuk përsëritet më. Boll hapësirë iu dha të paudhëve të na dëmtojnë!

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 02/11/2020 13:17

    Zonje ora ecen e nuk ngel vec ne 90-en! Kemi gra e burra te 2000, 2010 e 2020-es. Ashtu si ne 90, nga keqqeverisja u larguan e masivisht dhe vazhdojne te largohen nga vendi. Dy kategori qendrojne ende ne Shqiperi, ato qe kane uzurpuar karriget e pushtetit bashke me servilat majtas e djathtas, perfshi mediat, dhe kategoria e dyte, ato qe nuk munden te ikin jashte, se nuk munden. Ne vend qe te jeni objektive, i mbani ison qeverise. Ne vend qe te perfaqsoni interesin e publikut, e keni mendjen tek interesi i xhepit, qe tani u eshte bere sa nje thes. Shqiptaret kishin dhe kane nevoje pqe qeverisje te mire. Kaq. Dhe nuk ka rendesi nga vjen.

    Përgjigju
  • Akrepi: 31/10/2020 20:22

    Z Malltezi , ne parim dakort , gjithkush kerkon me te miren . Secili e di mire , se cila eshte e mira e tij ; por nukse di se cili eshte ai qe ja siguron ate . Partite kryesore , te gjitha i kemi provuar , dhe jemi ketu tek jemi . Ju thoni : SHqiperia eshte , ne nje udhekryq jetesor ; sigurisht qe po , jemi ketu , se ngjer me tani ,s'kemi gjet te miret , qe juve , me te drejt thoni . Z Malltezi , ju thoni se , keto dite dolen 800 libta dhe shtepia e GJergj Fishtes ; A thua se miaftojne librat , z Misha dhe shtepia e Fishtes , qe ne te shpetojme nga halli qe na ka zene !?. Eshte si thoni ,ka shume shqipetar te mencur , punetor te etur per ekonomi e perparim ; Na that se vuajme per mend te kokes , por nukse na that se ku ta gjejme me te miret , qe ti votojme , dhe te na vijne ment e kokes . Populli , ngjer me tani i ka votuar , dhe i ka provuar , te majte , te qendres dhe te djathte ; por prapeseprap ne nukse e gjetem celesin sekret . Thoni : shqipetaret me vyrtyte ,por ngjer me tani , te pa pune e te pa fjale , si dhe , te gjeni force , te kuptoni me mire dhe te punoni , ; Ne , edhe jemi te fort , edhe kuptojme shum mir , edhe jemi punetor te pa lodhur , por ju nukse na trguat me te miren ,--qe ju pretendoni se e dini -- , dhe ne te votojme per ta , dhe keshtu , ta zgjidhim problemin , qe na mundon te gjitheve se bashku . Sa per vila , jo vetem politikane e qeveritar , por edhe trafikant drogash e prostitucioni , kan ndertuar me shume se nje .

    Përgjigju
  • BENI: 31/10/2020 17:09

    AMAN O RAMA SHYQYR QE JE TI NE krye te qeverise,,,jeni njerez progresiste ,,qe i doni te miren shqiperise dhe shqiptareve ,,,ku paskemi qene,,,,maloku nuk ka per te ardhur me ne pushtet,,,ata jane per te ruajtur dhite....bariu te rrije atje ku ka qene e te mos na qelbin qytetet...

    Përgjigju
  • vera: 31/10/2020 17:05

    NJE BRAVO E MADHE PER PIRRO MISHEN....

    Përgjigju
  • Korca: 31/10/2020 11:57

    Shume shkrim i bukur dhe real per kohen e sotme. Me vjen keq, qe te miret ose kane ikur nga Shqiperia ose jane strukur dhe ndihen te pafuqishem, ndaj herbuterise dhe mediokritetit, qe ka pushtuar vendin.

    Përgjigju
  • Kush'trimi: 31/10/2020 11:44

    Çon'ju Njerëzit e mirë prej Gjumit,Bashkon'ju..., për të ardhmen e fëmijëve tuaj!..boll me emigracion..,gur i randë në Vend t'vet!

    Përgjigju
  • Ardi: 31/10/2020 11:17

    Shkrim shume realist, I qartë dhe domethënës për ata njerëz që kanë botë dhe mëndje për ta kuptuar.

    Përgjigju
  • Ilirjan: 31/10/2020 10:41

    Shume i ndjere, shume aktual shkrimi. Te pergezoj per vizionin.Miresia, bukuria urtesia, edhe pse struken per shume kohe, e gjejne dhe e ndjekin rrezen e drites, si driten e diellit fara e bimes nen toke. Kemi humbur shume kohe, por kemi mesuar shume. Jemi popull vital, do te rifitojme cdo sekonde te humbur. Edhe njehere pergezime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?