Mike Maignan

Shanse reale për Botërorin, Maignan mbyll vitin me Milanin

20 Tetor 2022, 15:26
  • Share

Mike Maignan e ka mbyllur me Milanin për vitin 2022. Portieri francez pësoi një dëmtim me kuqezinjtë, duke qëndruar jashtë për ndeshjet e radhës. Njoftimi i djeshëm nga Milan tregon se lojtari do jetë gati për kuqezinjtë në 2023, pas Botërorit.

Dëmtimi ka bërë që edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps të jetë në mëdyshje për ta ftuar ose jo lojtarin në Qatar 2022. Gjithçka do vendoset me qetësi nga portieri dhe trajneri francez. Nuk përjashtohet mundësia që Maignan të rikuperohet me qetësi dhe të jetë gati për "Gjelat" në ndeshjen e dytë ose të tretë në grupe. Mjekët kanë dhënë një afat prej 4-5 javësh për rikuperimin, me gardianin që shpreson të jetë pjesë e kombëtares.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?