Fotol ilustruese

Shantazh online të miturës, 23-vjeçari e detyron të pijë ilaçe! Shpallet në kërkim i riu në Gramsh

29 Gusht, 11:44| Përditesimi: 29 Gusht, 11:46

  • Share

Efektivët e komisariatit të policisë në Gramsh shpallën në kërkim një 23-vjeçar, i cili përmes shantazhit ndaj një vajze të mitur, se do i postonte në rrjetet sociale materiale që cenonin privatësinë e saj, e ka shtyrë vajzën drejt vetëvrasjes.

Sipas policisë, e vënë nën shantazhin e 23-vjecarit, vajza 17 vjeç, konsumoi një sasi medikamentesh mjekësore, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e mjekëve, bëri që të shpëtojë dhe të mos rrezikojë jetën e saj.

Pasi tregoi gjithçka në polici, se djali i bënte presion dhe e shantazhonte me mesazhe në rrjetet sociale. Uniformat blu e shpallën në kërkim 23-vjecarin me inicialet P.K, me banim në Gramsh.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?