Shantazhet në Telegram me foto intime, të ftuarit në 'Përballje' shprehin shqetësimin: Zhvillimet teknologjike do përkeqësojnë fenomenin

15 Mars, 14:35| Përditesimi: 15 Mars, 16:20

  • Share

Shantazhet në aplikacionin Telegram me foto intime u diskutua si fenomen në ‘Përballje’ në Report TV. Të ftuarit në studio ngritën alarmin pasi grupe të ndryshme denigrojnë me anë të fotove intime vajza dhe gra.  Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi u shpreh se contenti i këtij aplikacioni mbahet në Rusi.

'Është si whatsapp. Themeluesit janë rus. Flitet që contenti mbahet në Rusi dhe jo në server në Europë. Ka ca grupe që shkojnë deri në 1 milionë njerëz. Mund të përdoret dhe si portofol virtual.’, tha Kallanxhi.

Psikologia Rudina Koromani tha se fenomene të tilla zhvillohen kur nuk ka një marrëveshje të shtetit shqiptar me aplikacioni Telegram, si në rastin e TikTok apo whatsapp.

‘Disa vende nuk kanë kontroll mbi këtë aplikacion bën të pamundur marrëveshjet e shtetit shqiptar si në rastin e TikTok apo whatspp. Kështu bëhet e mundur që të zhvillohet fenomeni.’, u shpreh Koromani.

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi shtoi se tentativa për të kapur serverat e Telegram është e dështuar pasi nuk jemi aq të fuqishëm.

‘Tentativa jonë për të kapur servera do të jetë e dështuar. Nuk jemi aq të fuqishëm. Kjo e bën më komode për përdoruesit. Në nivelet që përdoren në Shqipëri nuk aksesojmë dot. Për sa i takon denoncimeve më vjen mirë që qytetarët po denoncojnë. Por mirë është të jenë kujdes. Nuk ka njeri që nuk i vijnë mesazhe me persona që të dërgojnë mesazhe që dashurohen me mesazhet e para.’, tha Rexhepi.

Koromani solli në vëmendje se rastet e keqpërdorimit të fotove intime apo videove rezulton në vetëvrasje.

‘Psikologjikisht e vuan vetë personi. Kemi dhe rastet e vetëvrasjeve. Nëse fotoja ime dhe e jotja del nëpërmjet një aplikacioni unë dhe ti nuk do ta vuanim aq shumë, do bënim denoncimin, do kërkonim vërtetësinë. Ky është ndryshimi. Për të kuptuar ato persona që shkojnë deri në këto akte.’, shtoi psikologia.

Rexhepi evidenton se ata që janë ‘hackera’ mund të përdoren nga shteti për mirë në struktura të ndryshme për mbrojtjen e të dhënave.

‘Lind nevoja që organet ligjzbatuese të fuqizohet me personel. E kemi ngritur si problem. Një specialist IT nuk të rri me rrogën e një oficeri. Kam parë një emision në një televizion mundeshin që nëpërmjet një virusi të bllokonin frenat e makinave. Asat e këtyre punëve shteti t’i mbajë pranë. Edhe ligji penal duhe ndryshuar sepse shkaktojnë vrasje si ajo e Kamzës. Ka njerëz që të shkatërrojnë fare.’, thotë Rexhepi.

Eksperti i IT-së tregon se shumë vijnë tek ai për ndihmë që të fshihen postime denigruese në rrjete sociale.

‘IT një sektor në rritje dhe kompanitë janë shumë më të rehatshme se shteti. Mund të shkosh edhe në 10 në punë. IT në një vend si Shqipëria kanë të drejtë të zgjedhin. Por që një IT duhet t’i ketë ndodhur një gjë shumë e rëndë që të merret individualisht me një person. Personalisht kur ndodhin kështu gjëra iu them të shkojnë tek psikologu në fillim. Sepse social media është si furtunë në gotë. Ne nuk jemi magjistar që të heqim një postim. Njerëzit të mos e marrin shumë seriozisht social media. Jeta është shumë e gjatë. Interneti kërkon gjithmonë një njeri që kërkon të të urrejë. Po u more me internetin nuk ia del dot.’, shprehet Kallanxhiu.

Prandaj dhe psikologia bën thirrja që çdo individ duhet të mbrohet, pasi këto fenomene mund të përkeqësohen për shkak edhe të zhvillimit teknologjik.

‘Sot më shumë se kurrë, na leverdis të jemi të fuqishëm psikologjikisht për t’u përballur me këto fenomene. Që do të jenë edhe më keq, kur teknologjia do fuqizohet më shumë. Edhe vetë individi duhet të mbrohet.’, tha psikologia.

‘Shteti duhet të reagojë nëse ka vepër penale.’, shton Rexhepi.

‘Disa fenomene të krimit kibernetik siç është ajo e torturës së seksit, edhe në vendet e tjera të perëndimit, grupet që i bënin ndodheshin në vende të tjera në Nigeri, Namibi të distancuar nga territori. Fenomeni është i njohur për të bërë para, një formë për të punuar.’, thotë Koromani.

Ora 15:24
'Po të jesh në botën e internetit nuk ka privatësi', eksperti ndan një detaj nga vizita e Papës: U gjetën përgjues

1710512943_rexhepiartan.JPG

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tregoi në 'Përballje' nga vizita e Papa Françeskut në vitin 2014, ku u detektuan disa përgjues.

'Ajo pajisja përgjuese...Di që në skanimin ajror që u bë kur erdhi Papa dolën nja 3-4 përveç shtetit, sepse shteti e kishte. E kemi patur në punë dhe na binin bateritë. Ishim në një vend pune dhe përgjoheshim. Kishim një drejtor manjak. Shkoi për vete në burg. Ideja është që kur skanohej për Papën, gjetën 3-4 private. Është diskutuar nëpër media, nuk është se po jap një lajm të ri. Në këtë kuadër, po të jesh në botën e internetit është e padiskutueshme që nuk ke privatësi më dhe nuk mund të kesh mbrojtje 100%.', tha Rexhepi.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?