Shantazhonin me foto dhe video intime vajza në rrjetet sociale, arrestohen dy vëllezër në Tiranë

7 Gusht, 10:12| Përditesimi: 7 Gusht, 13:30

  • Share

Dy vëllezër, 20 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shantazhonin me foto dhe video intime vajza në rrjetet sociale për t’i marrë para.

Në pranga kanë rënë Halim e Jurgen Malja, të dy nga Tirana, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile false nëpër aplikacione virtuale.

Më pas përmes komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht vajza, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Policia njofton se 2 raste i ka të dokumentuara, ku viktimë është një 14 vjeçare, nga e cila dy vëllezërit Halimi 20-vjeçar dhe Jurgeni 18 vjeç kishin arritur të përfitonin shuma parash.

Uniformat blu njoftojnë se kanë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë, ndërsa çështja tashmë është në dorë të policisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?