Politikë

Shapka të mbledhura si prova nëpër Shqipëri, Kryeministri Rama: Lemeri, mund të vishni gjithë pastrueset e Ballkanit

19 Shtator, 13:27| Përditesimi: 19 Shtator, 14:10

  • Share

 

Nëpër të gjithë Shqipërinë, në zona të caktuara, ka automjete dhe prova të tjera të akumuluar nga policia si prova, të cilat ishin kthyer në problem për zënien e hapësirave dhe ndotje. Kështu tha Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme Albana Koçiu.

Ky problem tashmë ka filluar të marrë zgjidhje, tha Rama, i cili theksoi se edhe një numër i madh shapkash të mbledhura si prova nga policia e të lënë nëpër vendgrumbullime.

“Mund të vishni me shapka të tëra pastrueset e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri.

“Pas 35 vitesh po pastrohet Shqipëria nga disa tumore të tmerrshme të makinave, motorave e karrocave të mbledhura nëpër fusha si prova, fusha të tëra në qytet, në anë të qytetit me një kapacitet ndotës të llahtarshëm që nuk kishte zot që i lëvizte se thuhej këto i kemi prova. Numri i shapkave të mbledhura për prova nëpër Shqipëri, është i lemeritshëm. Mund të vishni me shapka të tëra pastrueset e Ballkanit. U desh vetëm vëmendje që tani po çlirohen qytetet nga këto burime kancerogjene”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

 

 


Lajmi kryesor:

Rama prezanton ministren e Punëve të Brendshme: Reformojmë Prefekturat, janë fole që shpërndajnë paga! Sistem video-regjistrimi në shkolla (VIDEO)


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?