Xherdan Shaqiri

Sport

Shaqiri nuk do të jetë më pjesë e futbollit amerikan, klubi i tij me njoftim zyrtar: Faleminderit Xherdan

14 Gusht 2024, 20:13| Përditesimi: 14 Gusht 2024, 20:18

  • Share

Xherdan Shaqiri ka përfunduar aventurën e tij në futbollin amerikan. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij Chicago Fire FC, ku ka njoftuar se klubi dhe Xherdan Shaqiri kanë rënë dakord për të ndërprerë kontratën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi falenderoi Shaqirin për për kontributin e tij këto dy sezone.

Sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, u transferua te Chicago Fire më 9 shkurt të vitit 2022 nga Lyoni. Ai luajti 75 ndeshje me fanellën e Chicago Fire në të gjitha kompeticionet, ndërsa shënoi 16 gola dhe dhuroi 20 asiste.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?