Shtatori rikthen Vettingun/ Pritet vendimi i rëndësishëm për prokurorin e SPAK, kandidon edhe për Kushtetuese

20 Gusht 2019, 13:00| Përditesimi: 20 Gusht 2019, 16:35

  • Share

TIRANE - Shtatori rikthen me vendime të rëndësishme procesin e Vettingut. Më tre shtator pritet që kolegji i posaçëm i apelimit të vendos nëse do të mbajë apo jo në detyrë prokurorin e SPAK, Besnik Muçi për të cilin komisioneri publik kërkon shkarkimin.

Muçi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut më 1 gusht 2018, ndërsa pak javë më pas komisioneri bëri ankim duke kërkuar shkarkimin. Seanca do të jetë publike nën drejtimin e kryesuesit Sokol Çomo si dhe relator Ardian Hajdarin.

Ndërsa u përzgjodh në SPAK, Besnik Muçi kandidon edhe për gjyqtar kushtetues dhe emri i tij është konfirmuar edhe nga këshilli emërimeve në drejtësi. Një ditë më pas në shkallën e parë të Vettingut më 4 shtator pritet të dalë dhe drejtuesi i prokurorisë Mat, Hysni Vata.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?