Bota

SHBA, 11 milion amerikanë goditen nga “Berry”, stuhia tropikale e shndërruar në uragan

15 Korrik 2019, 13:44| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 13:47

  • Share

Rreth 11 milion amerikanë, në juglindje të SHBA, janë goditur nga “Barry”, stuhia tropikale e shndërruar tashmë në uragan.

Në Luiziana është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak se stuhia “Berry” ka marrë shpejtësi teksa ka lëvizur në Gjirin e Meksikës.

Sipas autoriteteve, shpejtësitë e erërave janë rritur deri në 120 kilometra në orë. Nju Orlins është goditur nga stuhitë dhe përmbytjet.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka paralajmëruar se përmbytjet përbëjnë rrezikun më të madh për banorët.

Lumi Misisipi, që përshkon shtetin e Luizianës, i ka arritur tashmë nivelet maksimale dhe është gati të dalë nga shtrati.

Ekipet e shpëtimit luftuan për të shpëtuar njerëz të bllokuar nga përmbytjetnë Alice B, në Luiziana, ndërsa stuhia tropikale ka pushtuar qytete të tëra dhe i ka bërë shumë rrugë të papërdorshme.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?