Nuk do të hiqet dënimi me vdekje për ata që kryen sulmet ndaj kullave në SHBA. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, ka revokuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e cila do t’i kishte bërë të akuzuarit për komplotimin e sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, të shmangnin dënimet me vdekje.
Të mërkurën, u njoftua se prokurorët kishin arritur një marrëveshje që Khalid Sheikh Mohammed, Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi të pranoheshin fajtorë për akuzat për konspiracion. Austin ka vënë veton ndaj marrëveshjes, e cila shkaktoi polemika pasi treshja do të përballej me një dënim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje në Gjirin e Guantanamos.
Marrëveshja që tashmë u anulua, mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin erdhi më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidws dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi një luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.
Mohammedi, i cili akuzohet se ishte organizatori i sulmeve të 11 shtatorit , ku u vranë 2 mijë 977 njerëz, u kap në Pakistan në vitin 2003. Ai është mbajtur në Gjirin e Guantanamos së bashku me Walid bin Attash dhe Mustafa al-Haësaëi që nga dhjetori 2006, shkruan Sky News. Marrëveshja për pranimin e fajësisë, e cila do t’i kishte parë të dyshuarit të shmangnin dënimin me vdekje, u kritikua nga familjet e viktimave të 11 shtatorit.