Ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin

SHBA, 2.3 miliardë të tjera ndihmë Ukrainës për armë dhe raketa

2 Korrik, 19:12| Përditesimi: 2 Korrik, 20:39

  • Share

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka njoftuar një paketë të re ndihme sigurie prej 2.3 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Njoftimi i Austin erdhi gjatë një takimi në Uashington me ministrin ukrainas të mbrojtjes Rustem Umerov.  

Sipas 'Los Angeles Times', Austin theksoi se ndihma e re më armë për Ukrainën do të përfshijë armë antitanke dhe armë për mbrojtje ajrore. Ndihma e re do ta mundësojë gjithashtu përshpejtimin e blerjes së kundërajrorët Patriot dhe NASAMS.

“Jam krenar që Shtetet e Bashkuara së shpejti do të njoftojnë për një ndihmë të re të sigurisë në vlerë më shumë se 2.3 miliardë dollarë për Ukrainën”, tha Austin.

Ka disa muaj që zyrtarët ukrainas u bëjnë thirrje aleatëve të vet ta furnizojnë Kievin me më shumë kundërajrorë, në mënyrë që të mbrohet kundër sulmeve të shpeshta ajrore të forcave ruse.

Duke përfshirë 2.3 miliardë dollarët e fundit, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 53.5 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga pushtimi rus në shkurt 2022.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?