Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA/ 24 orë pas debatit presidencial, Harris grumbulloi 47 mln dollarë

13 Shtator, 20:42| Përditesimi: 13 Shtator, 20:48

  • Share

SHBA-Zëvendëspresidentja Kamala Harris mblodhi 47 milionë dollarë në 24 orët e para pas debatit të saj të së martës mbrëma kundër ish-presidentit Donald Trump, tha një zëdhënës i fushatës së Harris për CNBC.

Ekipi i saj tha se kjo shumë erdhi nga afro 600,000 donatorë.

Sipas sondazheve të kryera Harris u konsiderua si fituesja e debatit të 10 shtatorit, ndërkohë nga ana tjetër kandidati republikan Donald Trump thotë se ishte ai fituesi.

Gjatë një mitingu në Karolinën e Veriut Harris u shpreh se ajo dhe ish-presidenti "u detyrohen votuesve"  edhe një debat të dytë.

Mirëpo sipas Trump një debat i dytë nuk është i nevojshëm.

Sipas mediave amerikane, refuzimi i Trump për një debat të dytë me Harris mund të burojë nga frika e një rrënimi të mëtejëshm në sondazhe.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?