Numri i viktimave në Misisipi dhe Alabama ka shkuar në 26 pasi një tornado e fuqishme goditi shtetet jugore të SHBA. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë dhe qeveria e shtetit të Misisipi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Vendi është shkatërruar totalisht, kudo sheh makina dhe shtëpi të shkatërruara .“Është një tragjedi ,” tha guvernatori i shtetit Tate Reeves në një postim në Twitter. Duke folur për CNN, kryebashkiaku i Rolling Fork, Eldridge Walker, tha: “Qyteti im nuk ekziston më”.
Një banor i tha BBC-së se ishte me fat që mbijetoi pasi u strehua në vaskën e tij të banjës. Guvernatori i shtetit të Mississippi, Tate Reeves, vizitoi Silver City dhe Winona të shtunën për të takuar banorët e prekur që ishin goditur nga tornado. Reeves e përshkroi situatën si një "tragjedi".
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë në Misisipi pasi më shumë stuhi parashikohen të godasin pjesë të Alabama dhe Xhorxhia herët të dielën dhe potencialisht të sjellin breshër të madh. Presidenti i SHBA Joe Biden ofroi gjithashtu mbështetjen e tij për rajonin e prekur nga stuhia. Ai i përshkroi imazhet që dolën nga Misisipi si "zemërthyese" dhe tha se qeveria federale "do të bënte gjithçka që mundet për të ndihmuar".
Tornado goditi në mes të natës së kaluar këto dy shtete ndërsa banorët ishin duke fjetur.