Sabrina dhe Pajtim Krasniqi

Bota

SHBA/ 27 vjeçarja shqiptare vrau burrin me armë dhe më pas veten, vëllai i viktimës: I zbuloi tradhtinë, Pajtimi donte të divorcohej

3 Dhjetor, 09:08| Përditesimi: 3 Dhjetor, 09:24

  • Share

SHBA- Modelja Sabrina Krasniqi e cila qëlloi për vdekje bashkëshortin Pajtim Krasniqi edhe më pas veten ka tronditur mbarë opinionin publik. Ngjarja tragjike u shënua në banesën e tyre luksoze më 27 nëntor në Florida.

Në një artikull të botuar nga New York Post shkruan se sipas vëllait të Pajtimit, 27 vjeçarja e ka kryer këtë akt sepse kishte frikë se Pajtimi do të divorcohej pasi kishte zbuluar tradhtinë e saj.

“Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim”, tha Arben “Benny” Krasniqi për New York Post, duke theksuar se ata ishin shumë të dashuruar dhe kurrë në një milion vjet nuk e kishin menduar se diçka e tillë mund të ndodhte.

Më tej vëllai i viktimës shtoi se kishte tradhëti nga ana e saj.

“Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori lehtë. Dhe vendosi t’i merrte jetën vëllait tim”, tha ai.

Fqinjët u thanë policëve se kishin dëgjuar debate në banesën e çiftit shqiptar përgjatë një jave, para se të ndodhte edhe krimi i dyfishtë. Sipas tyre, ata debatonin si brenda banesën ashtu edhe në ballkon.

Benny tha se vëllai i tij 34-vjeçar, i cili u rrit në The Bronx, ishte një tregtar, i cili merrej me pasuri të paluajtshme dhe kriptomonedha.

“Ai ishte një gjeni. Ne të gjithë thjesht po përpiqemi ta përballojmë. Nëna ime është e shkatërruar. Ne kemi humbur dikë që ishte kaq i sinqertë, kaq i dashur, inteligjent dhe punëtor dhe thjesht i pazëvendësueshëm, dhe kjo e ka shkatërruar familjen tonë. Vëllai im ishte plot jetë, ambicie. Dhe e gjithë kjo na është hequr nga një veprim egoist i një personi. Një akt tjetër egoist nga Sabrina dhe ajo mori vëllanë tim me vete”, tha ai.

Pasi u dëgjuan të shtënat policët gjetën trupat e çiftit në ballkon në katin e 45-të të ndërtesës. Të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?