Nëse jeni me fat të gjeni një pasion në jetë që mund ta bëni karrierë, atëherë duhet të qëndroni me të për aq kohë sa mundeni.
Mosha e thyer nuk e pengon paska 91 vjeçarin amerikan të ushtrojë profesionin e tij. Oficeri Smith prej 56 vitesh mban me krenari uniformën e policisë,
Ai është 91 vjeç dhe ende vazhdon të shërbejë në Departamentin e Policisë Camden, në Arkansas dhe është një prej policëve më të vjetër në SHBA.
Ai thotë se i do njerëzit dhe dëshiron që t’i ndihmojë. Banorët e këtij qyteti thonë se ai njeh këdo në qytet dhe çdo polici të ri mundohet t’i japë një mesazh.
"Ndihem sikur do të jetoj më gjatë nëse vazhdoj të punoj", tha Buckshot.
Dhe duket se po funksionon. Buckshot do të mbushë 92 vjeç në maj dhe nuk po tregon shenja të lodhje. Nëse po mendoni se cili është sekreti i tij, është ajo që nënat tona na kanë thënë gjithmonë.
"Unë ha shumë perime dhe nuk ha kurrë ushqim të shpejtë."
Ndërkohë që thekson se do të dalë në pension në kohën kur zoti të vendosë për këtë gjë.