Matthew Antonio Zakrzewski

SHBA/ Abuzoi seksualisht me fëmijët, kujdestari dënohet me burgim të përjetshëm

4 Tetor 2023, 20:08| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 20:30

  • Share

Një 34-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm në Kaliforni për abuzim seksual me 16 djem për të cilët dyshohet se kujdesej ndërsa punonte në shtëpi të ndryshme si “dado”. Viktimat e tij ishin nga mosha 2 deri në 12 vjeç, teksa Matthew shpesh filmonte aktet e tij të tmerrshme.

Ai e përshkruante veten në faqen e tij online si një dado, i cili jo vetëm kujdesej dhe i donte fëmijët, por ofronte edhe një përvojë argëtuese. Sipas gjyqtarëve, Matthew Antonio Zakrzewski u shpall fajtor, ndërsa siç thanë ata, në duart e tij djemtë e vegjël përjetuan “terror të paimagjinueshëm”, raporton AssociatedPress.

Zakrzewski u arrestua në maj 2019 pasi një çift raportoi në policinë e Laguna Beach se ai e preku djalin e tyre “në mënyrë të papërshtatshme”. Gradualisht filluan të vinin ankesa nga prindër të tjerë derisa u zbuluan krimet e burrit. Thuhet se 34-vjeçari ka abuzuar me 16 djemtë mes viteve 2014 dhe 2019.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?