SHBA-Guvernatorja e Maine pati një debat të ashpër me Donald Trump në lidhje me urdhrin presidencial që përjashton atletet transgjinore nga ekipet e femrave
Trump u foli guvernatorëve të shteteve që u mirëpritën në Shtëpinë e Bardhë për urdhrin ekzekutiv që ai nënshkroi në fillim të shkurtit.
“Shumë demokratë po më luftojnë për këtë çështje. Ne jemi ligjet federale. Më mirë të pajtoheni, përndryshe nuk do të merrni asnjë financim federal, tha Trump duke iu drejtuar Janet Mills.
"Unë jam në përputhje me ligjet shtetërore dhe federale. Do të shihemi në gjykatë”, u përgjigj me vendosmëri Mills.
Ndërkohë edhe Trump nuk e la pa përgjigje guverantoren.
“Shumë mirë, do të shihemi në gjykatë. Nuk mund të pres. Do të jetë e lehtë. Dhe shijoni jetën sepse nuk mendoj se do të rizgjidheni”, shtoi ai.
Në fillimi të shkurtit Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë sportistët transgjinorë që të marrin pjesë në sportet për femra. Urdhri, i titulluar “Mbajtja e Burrave Jashtë Sporteve për Femra”, u jep agjencive federale liri të gjerë për të siguruar që subjektet që marrin fonde federale t'i përmbahen vendimit. Urdhri ekzekutiv ofron disa qartësi.
Ai autorizon Departamentin e Arsimit që të penalizojë shkollat që lejojnë pjesëmarrjen e transgjinorëve në sportet e femrave, duke thënë se kjo bie ndesh me ligjin federal për diskriminimin me bazë gjinore në shkolla. Shkollat që shkelin urdhrin mund të humbasin fondet federale.
Komente
