Bota

SHBA/ U qëllua me snajper në qafë gjatë një eventi, vdes aktivisti konservator Charlie Kirk! Trump: Legjendari nuk është më mes nesh (VIDEO)

10 Shtator, 21:22| Përditesimi: 10 Shtator, 23:12

  • Share

Charles James Kirk, i njohur si Charlie, 31 vjeç, aktivist politik i djathtë amerikan, u qëllua në qafë gjatë një eventi publik në Utah Valley University. Ai vdiq në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmin e konfirmoi vetë presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili shkroi në rrjetet sociale:

“Fantastiku, dhe tashmë legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Asnjë nuk e kuptoi apo ndjeu zemrën e Amerikës më mirë se ai. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani nuk është më me ne. Unë dhe Melania i shprehim ngushëllimet tona gruas së tij, Erika, dhe familjes. Charlie, të duam!”

Kirk ishte një nga figurat më të njohura të politikës konservatore amerikane dhe, së bashku me Bill Montgomery, themelues i organizatës konservatore Turning Point USA, krijuar në 2012 për të promovuar ide konservatore në universitete dhe kampuset amerikane. Ai kishte 5,2 milionë ndjekës në X dhe 7,3 milionë në TikTok.

Kirk, baba i dy fëmijëve, ishte mbështetës i zjarrtë i presidentit Donald Trump. Një person i dyshuar u ndalua, por rezultoi të ishte një gabim: sipas zëdhënëses së universitetit, Ellen Treanor, ai ishte një student. Sulmuesi i vërtetë është ende i lirë: një burrë i moshuar që qëlloi Kirk nga Losee Center, një ndërtesë rreth 180 metra larg, rreth njëzet minuta pas fillimit të fjalës së tij.

“Duhet të lutemi të gjithë për Charlie Kirkin,” kishte shkruar presidenti Trump në Truth. “Një djalë i mrekullueshëm nga koka te këmbët. Zoti e bekoftë!” Mesazhe solidariteti erdhën gjithashtu nga shumë guvernatorë dhe politikanë, si dhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Video tronditëse

Në X u publikua një video pesësekondëshe që tregon momentin kur Kirk goditet në qafë nga plumbat. Ai ishte ulur dhe po merrte pjesë në një event në kampus, duke folur për “dhunën e bandave”, kur u shfaq duke u përkulur dhe duke rrjedhur gjak nga plagë e shkaktuar nga arma. Videoja u transmetua nga disa media amerikane. Kirk ishte aty për të marrë pjesë në American Comeback Tour, organizuar nga dega e TPUSA në Utah Valley. Ekzistojnë gjithashtu pamje të studentëve që ikin nga kampusi për shkak të zhurmës së të shtënave.

Angazhimi politik i Kirk

Kirk ka promovuar publikisht kauza konservatore dhe qëndrime të afërta me Trump, si dhe dezinformim mbi Covid, teorinë kritike të racës dhe mohimin e ndryshimeve klimatike. Ai ka qenë CEO, përgjegjës për mbledhjen e fondeve dhe fytyra publike e Turning Point USA që nga themelimi i organizatës.

Sipas New York Times, ai e shndërroi organizatën në një “operacion mediatik me financim të mirë, mbështetur nga donatorë të mëdhenj konservatorë, si biznesmeni i Wyoming, Foster Friess.” Në tetor 2020, Kirk nisi të drejtonte një program radiofonik të përditshëm treorësh, The Charlie Kirk Show, në kanalin radiofonik “The Answer” të Salem Media. Një vit më parë, ai njoftoi se Turning Point Action kishte blerë Students for Trump së bashku me të gjitha burimet mediatike të lidhura. U bë president dhe filloi një fushatë për të rekrutuar një milion studentë për fushatën e rizgjedhjes së Trump në 2020. Në mars 2025, Trump e emëroi në bordin e vizitorëve të Academy Aeronautike të SHBA.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?