Nju Jork- Sheshi i ‘Times Square’ në Nju Jork të SHBA-ve u evakuua sot dhe u mbyll pas një alarmi për bombë.
Oficerët iu përgjigjën raportimeve për një pako të dyshimtë të lënë jashtë një objekti policor në orën 10:32 të mëngjesit, midis West 43rd Street dhe 7th Avenue.
“Me të mbërritur, oficerët vunë re një pako të dyshimtë përpara ndërtesës së Departamentit të Policisë së Nju Jorkut”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD).
Ata shtuan gjithashtu se:
“Njësia e Shërbimit të Emergjencave të NYPD dhe Skuadra e Bombave u kërkuan dhe iu përgjigjën vendndodhjes. Në orën 11:56 paketa u përcaktua si jo e rrezikshme dhe hetimi është mbyllur”.
Një zëdhënës i tha medias se rrugët së shpejti do të rihapeshin për këmbësorët dhe makinat.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan Times Square, i cili zakonisht është i mbushur me turistë dhe artistë, plotësisht të zbrazët, përveç disa automjeteve të policisë gjatë evakuimit.
Stacioni i metrosë në Times Square u evakuua gjithashtu ndërsa oficerët e policisë hetuan pajisjen me cilindër.
Frika vjen në një kohë tensionesh ndërkombëtare në rritje. Më herët këtë vit, NYPD rriti sigurinë në vendet e kultit pasi SHBA-të nisën sulmet ajrore ndaj Iranit në qershor.
Komente
