Bota

SHBA/ Anija e Marinës Meksikane përplaset në Urën e Bruklinit 2 të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)

18 Maj, 07:20| Përditesimi: 18 Maj, 07:37

  • Share

SHBA- Të paktën dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një anije stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Bruklinit në New York City, tha kryebashkiaku i qytetit.

Eric Adams tha se anija Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike para përplasjes të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bordin e anijes.

Pamjet e publikuara tregojnë teksa velat e anijes godasin urën ndërsa po kalonte nën strukturën e saj.

“Në këtë kohë, nga 277 persona në bord, 19 prej tyre kanë pësuar lëndime, 2 prej të cilëve mbeten në gjendje kritike, dhe 2 të tjerë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë nga lëndimet", shkroi në X  kryebashkiaku, Eric Adams.

Shefi i operacioneve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se besonte se “probleme mekanike” dhe një ndërprerje e energjisë kishin shkaktuar përplasjen e anijes me njërën nga shtyllat.

Anija, e cila është 91 metra e gjatë dhe 12 metra e gjerë, sipas marinës meksikane, lundroi për herë të parë në vitin 1982.

Çdo vit ajo niset në lundrim në fund të studimeve në shkollën ushtarake detare për të përfunduar stërvitjen e kadetëve.

Këtë vit, ajo u nis nga porti meksikan i Acapulcos më 6 prill me 277 persona në bord, tha marina. Destinacioni i saj përfundimtar ishte menduar të ishte Islanda.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?