Gjashtë persona, punëtorë në Urën Francis Scott Key janë të zhdukurit që ende po kërkohen në ujërat e lumit Patapsco, pas shembjes së urës e cila u godit nga një anije mallrash. Anija ‘Dali’ e regjistruar në Singapor një orë pasi u largua nga Porti i Baltimore-ës me destinacion Sri Lanka në pamjet pak para përplasjes shihet që ka humbur energjinë dhe ka dalë nga kursi. Ekuipazhi Indian dërgoi një sinjal majday duke njoftuar autoritetet portale se anija kishte humbur kontrollin.
Siç shihet në pamje, anija duket se po udhëtonte shumë shpejt dhe dy pilotët nuk ishin në gjendje të shmangnin goditjen me këmbën e urës. Thirrja majday e anijes thotë Guvernatori i Maryland shpëtoi jetë sepse siguroi që çdo makinë tjetër të mos hynte më në urën Key. Por 8 persona po punonin në strukturën e urës për riparimin e gropave ranë në ujin e lumit. 2 prej tyre u shpëtuan dhe 6 nga nga El Salvador, Guatemala, Hondurasi dhe Meksika konsiderohen të vdekur.
Anija me kontejnerë u përmbyt dhe asnjë nga 22 personat e ekuipazhit të saj nuk u lënduan. Gjigandi i transportit Maersk konfirmoi se anija ishte marrë me qira dhe po transportonte ngarkesën e radhës. Presidenti i SHBA Joe Biden e ka quajtur shembjen "një aksident të tmerrshëm" dhe duke u zotuar për të rindërtuar urën.
Zyrtarët kanë thënë se trafiku detar përmes këtij portit, do të pezullohet deri në njoftimin tjetër. Kjo sipas ekspertëve rrezikon ekonominë e Bregut Lindor, teksa Porti i Baltimore është I 9 më I ngarkuari në SHBA për eksportin e makinave e gazit natyror të lëngshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian. Humbasin vendet e punës rreth 15,000 persona dhe rreth 140,000 të tjera në aktivitete mbështetëse të portit.
Një numër i kompanive hekurudhore dhe qymyri kanë paralajmëruar për ndërprerje të eksporteve të qymyrit. Ura e Francis Scott Key në Baltimore, me hark çeliku e gjatësi 2.6 km e inauguruar në 1977 në zonën industriale të qytetit port më pak se një orë nga Uashingtoni. Si pjesë e një autostrade ndërshtetërore ura kishe kalim me pagesë. Ajo transportonte më shumë se 12.4 mln automjete tregtare dhe pasagjeresh sipas të dhënave të 2023, mesatarisht 34 mijë njerëz në ditë.