Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) ka njoftuar se do të anulojë financimin prej 500 milionë dollarësh për zhvillimin e vaksinave me teknologjinë mRNA kundër gripit dhe Covid-19.
Ky vendim prek 22 projekte të udhëhequra nga kompani të mëdha farmaceutike, përfshirë Pfizer dhe Moderna, që punonin për vaksina kundër gripit të shpendëve dhe viruseve të tjera.
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i njohur si kundërshtues ndaj vaksinave, deklaroi se vendimi u mor pasi “teknologjia mRNA paraqet më shumë rreziqe sesa përfitime për viruset respiratore”.
Megjithatë, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë kanë kritikuar vazhdimisht qëndrimet e Kennedyt, duke i cilësuar si të rrezikshme dhe të pabazuara në shkencë.
Në një deklaratë publike, Kennedy tha se vendimi u mor pas shqyrtimit të të dhënave dhe dëgjimit të ekspertëve, duke shtuar se "të dhënat tregojnë se këto vaksina nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme kundër infeksioneve respiratore si Covid-19 dhe gripi".
Ai tha gjithashtu se fondet do të orientohen drejt "platformave më të sigurta dhe më të gjera të vaksinave, të cilat mbeten efektive edhe kur viruset pësojnë mutacione".
Kennedy shkoi më tej, duke pretenduar se vaksinat mRNA mund të nxisin mutacione të reja dhe të zgjasin pandemitë, pasi viruset mund të përshtaten për të shmangur efektet mbrojtëse të vaksinës.
Por ekspertët e shëndetit publik theksojnë se viruset pësojnë mutacione në mënyrë natyrale, pavarësisht ekzistencës së vaksinave.
Vlen të theksohet se vaksinat mRNA funksionojnë duke i mësuar qelizave të prodhojnë proteina që nxisin një përgjigje imunitare, ndryshe nga vaksinat tradicionale që përdorin viruse jo aktive.
Vaksinat e Pfizer dhe Moderna u testuan në dhjetëra mijëra persona para se të shpërndaheshin dhe u vlerësuan si të sigurta dhe efektive.
Komente

Bravo te qofte boll me eksperimente si kavie laboratori , id digital no kesh se kete duan globalistet skllaverim . Te jetosh sa malet se po i ben nje sherbim te mire popullit tend. Burre shteti i vertet
PërgjigjuDukshem,jo vetem ne kete rast,Administrata e SHBA'se po merr vendime mbeshtetur ne "shperthimet emotive" te Trump'it !! Shpesh edhe retorike si nje "Cowboy's" i koheve moderne !! Me shume shpejtesi po humbet rolin e lidershipit boteror !
Përgjigju