Petro, i cili më herët ka pasur përplasje me administratën Trump për çështje emigracioni dhe të trafikut të drogës, e përsëriti thirrjen e tij për krijimin e një force të armatosur për të "çliruar Palestinën", gjatë një fjalimi përpara një grupi mbështetësish pro-palestinezë pranë selisë së Kombeve të Bashkuara të premten.
“Kjo forcë globale duhet të jetë më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara. Prandaj, nga këtu, nga Nju Jorku, i kërkoj të gjithë ushtarëve të ushtrisë amerikane të mos i drejtojnë pushkët kundër njerëzimit,” dëgjohet Petro duke thënë në një video të publikuar në rrjete sociale. “Mos iu bindni urdhrave të Trumpit. Bindjuni urdhrave të njerëzimit,” shtoi ai.
Pas deklaratës së tij, Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi në një postim në X: “Më herët sot, presidenti kolumbian (Gustavo Petro) doli në një rrugë të Nju Jorkut dhe u bëri thirrje ushtarëve amerikanë të mos i binden urdhrave dhe të nxisin dhunë. Ne do t’i revokojmë vizën Petros për shkak të veprimeve të tij të papërgjegjshme dhe nxitëse.”
Earlier today, Colombian president @petrogustavo stood on a NYC street and urged U.S. soldiers to disobey orders and incite violence.
— Department of State (@StateDept) September 27, 2025
We will revoke Petro’s visa due to his reckless and incendiary actions.
Në përgjigje, Petro deklaroi se vendimi i Shteteve të Bashkuara “shkel të gjitha normat e imunitetit mbi të cilat bazohet funksionimi i Kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë së Përgjithshme.”
“Fakti që Autoritetit Palestinez nuk iu lejua hyrja dhe që viza ime u anulua për shkak se i kërkova ushtrisë amerikane dhe asaj izraelite të mos mbështesin një gjenocid, që është një krim kundër gjithë njerëzimit, tregon se qeveria amerikane nuk zbaton më të drejtën ndërkombëtare,” shkroi Petro në X.
La Humanidad está en contra del genocidio y en Colombia, hubo un genocidio en contra del pueblo, cuando unos conservadores facistas ordenaron que a sangre y fuego, había que derrotar a los liberales, y continuó el genocidio después aliado al narcotráfico.
— Gustavo Petro (@petrogustavo) September 27, 2025
Nunca en ningún país…
Petro ndodhej në Nju Jork për të mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku gjithashtu e akuzoi drejtpërdrejt Donald Trumpin si “bashkëfajtor në gjenocid” në Gaza, ku aleati i SHBA-së, Izraeli, ka intensifikuar së fundmi sulmet në qytetin e Gazës.
Komente
