Sam Bankman-Fried

Do dëshmonte javën tjetër në Kongres, arrestohet në Bahamas Sam Bankman-Fried, themeluesi i FTX që bënte konvertimin e kriptomonedhave

13 Dhjetor 2022, 08:13| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 08:56

  • Share

Sam Bankman-Fried, themeluesi i konvertimit të kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas. Lajmi është bërë me dije nga prokurori i përgjithshëm i vendit. Sam Bankman-Fried, 30 vjeç pritet të dalë të martën në një gjykatë të magjistraturës në kryeqytetin e vendit të Karaibeve, Nassau.

Sipas policisë, Bankman-Fried u arrestua për "shkelje financiare" kundër ligjeve në SHBA dhe Bahamas. Vetëm një muaj më parë, FTX bëri kërkesë për falimentim në SHBA dhe shumë përdorues nuk tërhoqën dot fondet e tyre.

“Zoti Bankman-Fried do të mbahet në paraburgim "në përputhje me Aktin e Ekstradimit të vendit tonë", tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Bahamas.

"Më herët këtë mbrëmje, autoritetet Bahamiane arrestuan Samuel Bankman-Fried me kërkesë të qeverisë amerikane, bazuar në një aktakuzë të ngritur nga SDNY [Distrikti Jugor i Nju Jorkut]. Ne presim të lëvizim për të zbërthyer aktakuzën në mëngjes dhe do kam më shumë për të thënë në atë kohë”, tha zyra e Prokurorit të SHBA në Manhattan në një postim në Twitter.

FTX u detyrohej 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj rreth 3.1 miliardë dollarë (2.5 miliardë paund). FTX i lejoi klientët që të konvertonin kriptovaluta si Bitcoin në para normale. Bankman-Fried dikur shihej si një version i ri i investitorit legjendar amerikan Warren Buffett, dhe deri në fund të tetorit kishte një vlerë neto të vlerësuar në më shumë se 15 miliardë dollarë.

FTX u themelua në vitin 2019 nga zoti Bankman-Fried. Ai u bë shkëmbimi i dytë më i madh i kriptove në botë, duke konvertuar rreth 10 miliardë dollarë kriptomonedha në ditë. Por më 11 nëntor FTX paraqiti kërkesë për mbrojtje nga falimentimi pasi përdoruesit tërhoqën 6 miliardë dollarë nga platforma në tre ditë. Në të njëjtën kohë, Bankman-Fried dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i FTX.

Në një seri intervistash dhe paraqitjesh publike javët e fundit, Bankman-Fried ka pranuar se janë bërë gabime në firmë, por ka kërkuar të distancohet nga akuzat për veprimtari të paligjshme.

"Unë kurrë nuk u përpoqa të kryej mashtrim," tha ai në Samitin e DealBook të New York Times në fund të muajit të kaluar.

Rënia e FTX erdhi gjatë një viti të trazuar për industrinë e kriptomonedhave. Këtë vit Bitcoin ka humbur më shumë se 60% të vlerës së tij, ndërsa kriptovalutat e tjera gjithashtu kanë rënë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?